Bora mbulon Korçën në pranverë (Video)

0
141

Ndonëse zyrtarisht jemi në pranverë, duket se dimri ende nuk ka vendosur të largohet, duke bërë kapriçio të paparashikuara. Prej ditësh në juglindje të vendit është rikthyer i ftohti dhe temperaturat e ulëta. Një borë e pazakontë për stinën ka mbuluar qytetin juglindor të Korçës.

Banorët e Korçës dhe zonat përreth ditën e sotme janë zgjuar të mbuluar nga reshje të dendura bore, duke arritur trashësinë deri në 10 cm në zonat më të larta.

Si rrjedhojë e reshjeve edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave si në një ditë dimri.

Sipas të dhënave në gjithë qarkun, bora nuk ka krijuar probleme në akset rrugore, ndërsa pavarësisht rënies së saj temperaturat nuk kanë rënë çka ka bërë që ajo të shkrijë në pak orë.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës ku janë regjistruar 10 cm borë, ndërsa më pak reshje ka pasur në Voskopojë dhe Qafë-Thanë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here