Në Shqipëri/ Studimi: Brenda mureve të shtëpisë nuk ka barazi gjimore

0
160

 

Perceptimet dhe qëndrimet rreth barazisë gjinore në Shqipëri sipas një  studimi 80% e personave të intervistuar pohojnë se janë zakonisht gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin apo larjen e enëve.

 

Sejrie Baleta

 

Një studim në nivel kombëtar evidenton se brenda mureve të shtëpisë nuk ka barazi gjinore. Studimi ka marrë në konsideratë intervistat e realizuara me 450 persona në 4 rajone dhe gjetjet kryesore të tij janë: 80% kanë pohuar se gratë janë të vetmet që kujdesen për pastrimin, gatimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Aleanca e grave deputete shkon me tej kur propozon që të kemi nje grua president.  Shqipëria nuk ka arritur përmirësime të ndjeshme për barazinë gjinore. Një studim i bërë në nivel kombëtarë për përceptimet dhe qëndrimet për barazinë gjinore tregojnë hendekun mes grave dhe burrave për tu kujdesur për shtëpinë. 80% e të intervistuarve pohojnë se gratë janë ato që lajnë dhe hekurosin rrobat, pastrojnë shtëpinë, gatuajnë dhe lajnë enët. Për kujdesin dhe pastimin e shtëpisë gratë shpenzojnë më shumë orë se burrat; mesatarisht mbi 4 orë, kundrejt burrave me 2 orë. Gjatë prezantimit të studimit të UNDP, kryetarja e Alenacës së Gave deputete Mesila Doda evidetoi nevojën për të përgatitut një paketë të plotë ligjore për të mbështetur femrat në vështërsi ekonomike, dhe ato në karrierë. Znj.Doda tha se një presidente grua do të ndryshonte raportet e diskriminit gjinor. Nga ana e saj, deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi vlerësoi punën e bërë deri më tani në drejtim të barazisë gjinore dhe e konsideroi të rëndësishme këtë aspekt për të drejtat e njeriut. Ndërsa, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri, Brian Ëilliams u shpreh se “të gjithë ne përfaqësues  legjislativë, ekzekutivë, shoqëri civile e partnerë të zhvillimit, media kemi rol kyç në kryerjen e ndërhyrjeve që kërkojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave e vajzave në tregun e punës”. Ky studim hulumton perceptimet dhe qëndrimet publike mbi barazinë gjinore në Shqipëri. Ai mbështetet në 450 intervista të zhvilluara në katër rajone të vendit, një malor, një bregdetar, një qëndror dhe rajoni i Tiranës. Studimi u realizua me mbështetjen e PNUD në kuadër të Programit të Barazisë Gjinore me fonde të qeverisë suedeze.  Gratë dhe burrat ndajnë më shumë detyrat si: hedhja e mbeturinave, bërja e pazareve, pagesat e faturave dhe kujdesi i antarëve të familjes që kanë probelme shëndetësore. Në studim është përfshirë anketimi i 450 personave në 4 rajone të vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here