Apeli/ Pro heqjes së depozitave, por më parë furnizimi 24 orë me ujë

0
136

 

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon pastrimin e depozitave të ujit ose çmontimin e tyre për shkak se uji i tyre është i papaster dhe burim i një sërë sëmundjesh. Ekspertët e shëndetit mbështesin projektin e Bashkisë së Tiranës për heqjen e depozitave por thonë se nevojë e menjehershme është furnzimi pa ndërprerje i ujit të pijshëm. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik referuar studimeve dhe monitorimeve të kryera së fundmi evidentojnë më shqetësim se ujin në depozitat e pallateve është johigjenik për shkak se nuk bëhet pastrimi apo dezinfektimi i tyre. Specialistja në ISHP Valbona Bara apelon për mirëmbajtjen e depozitave vetjake. Valbona Bara ne fjalën e saj tha: “Nga verifikimet tona që kemi bërë por dhe nga kolegët tanë në rrethe në kontrollet e ujit që kemi bërë dhe studime të ndryshme, uji para hyrjes në depozitë ka rezultuar i pastër dhe pas daljes nga depozita ka rezultuar me ndotje.Depozitat nuk plotësojnë kërkesat higjeno-sanitare për furnizimin me ujë të sigurt të popullatës”. Sipas ISHP, uji i depozitave është burimi infeksioni për shëndetin e qytetarëve. Më tej Valbona Bara shtoi: “Zakonisht janë sëmundjet gastrointestinal, diarretë e ndryshme si dhe sëmundjet infketive me origjinë hidrike por nga uji i depozitave”. Ekspertët e shëndetit mbështesin projektin e bashkisë për të hequr depozitat mbi tarracat e popullatës por thonë se nevojë është furnizimi pa ndërpreje me ujë të pijshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here