Gjyshja 91 vjeçare mbron Doktoraturën, kurrë nuk është vonë për studimet

0
156

Nuk është kurrë vonë për të kryer një shkollë të lartë apo studimet post universitare.

Kjo grua është 91 vjeçare dhe është gruaja më e vjetër në Francë që ka fituar Doktoraturën. Colette Bourlier, përfundoi me sukses tezën të nisur rreth tre dekada më parë.

Megjithëse, periudha është shumë e gjatë, asaj iu vendos nota maksimale për punën e saj, pasi e mbrojti të martën tezën përpara një jurie në Universitetin “Franche-Comte in Besancon”, në lindje të vendit.

Tema e tezës është “Punëtorët emigrantë në Besancon në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të”, ndërsa e nisi këtë temë për shkak të përvojës së saj si mësuese. Interesi për tezën nisi në vitin 1983, pasi gruaja doli në pension.

Teza kërkon tre vite kohë për t’u mbyllur normalisht, por studentja e moshuar e zgjati ca.

Profesori Serge Ormeaux e vlerësoi lart punën e bërë, duke theksuar se teza kishte të dhëna të detajuara dhe statistika të sakta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here