Euroimages mbështje financiare 4 filmave shqiptarë

0
147

Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane, “Eurimages”  po zhvillon për herë të dytë në Tiranë takimin e 142-të të Bordit Menaxhues me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka marrë nga “Euroimages” mbështetjen e mëtejshme për financimin e artit kinematografik dhe për përballjen e tij përtej kufijve. Drejtori i Qendrës Ekzekutive të “Eurimages” Roberto Olla dhe presidenti i Eurimages, Jobst Plog theksuan se “Eurimages” ka dhënë prova për Shqipërinë, pasi ka financuar edhe filmin “Bota”, që ka qenë një sukses”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, vlerëson faktin se tashmë edhe filmi eksperimental ka një tjetër vëmendje dhe mundësi kur flitet për fonde, që mund të përfitohen nga organizata “Eurimages”. 4 janë projektet filmike që kanë marrë mbështetjen nga Eurimages: Filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, filmi “Agon”  i regjisorit, Robert Budina, filmi “Bota” e regjisores Iris Elezi dhe Thomas Logoreci dhe projekti më i fundit, i cili është duke u xhiruar, “Dita zë fill” e regjisorit, Gentian Koçi. Në këtë mbledhje të bordit menaxhues të “Euroimages”, një nga katër të tilla vjetore, kjo organizatë shpërndan ¼ e buxhetit vjetor prej 25 milion eurosh, për bashkëproduksione filmike të vendeve anëtare, për kinematë, për shpërndarjen dhe promovimin e kinemasë evropiane. Eurimages është krijuar në 1989 dhe tani numëron 37 nga 47 shtetet e Evropës si anëtare. Shqipëria është pjesë e Eurimages që prej vitit 2009.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here