Në Mirditë 18 mijë banorë pa ujë të pijshëm, PD: U mashtruan nga qeveria për ujësjellësin

0
107

Rreth 18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pijshëm në çezmat e tyre. Shkak është bërë mos përmbyllja e projektit të Ujësjellësit të Bargjanës, i cili ishte premtuar nga qeveria që një muaj më parë. Për të parë nga afër gjendjen punimeve të lëna pezull në fshatin Prosek ishte deputetja Albina Deda e cila tha se qeveria mashtroi qytetarët. “Pritëm një muaj se do të ketë ujë në çezma, por asgjë nuk ka ndodhur edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se rrënjët i ka nga kjo zonë, Proseku”, u shpreh deputetja Deda e cila tha se as tubacionet nuk shkojnë tek familjet dhe pse kontratat janë lidhur që në fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale me vlerë të konsiderueshme. Ky projekt është i kushtueshëm dhe kontribuesit, taksapaguesit nuk po përfitojnë, pasi sipas demokrateve mbrapa shtyrjes së punimeve qëndrojnë interesat e klaneve të qeverisë dhe pushtetit lokal. Vetë banorët u shprehen se pusetat janë lënë të hapura, dhe tubat e ujit janë jashtë funksionimit. Ndërkohë që drejtoria e Ujësjellësit ka lidhur kontratat me banorët ata nuk marrin shërbimin që paguajnë. Mungesa e ujit u shkakton probleme të mëdha me bujqësinë dhe sjell shpenzime për jetesën e përditshme, u dhprehën banorët.I nisur si projekt në qeverisjen e PD, me vlerë rreth 3 mln USD, ujësjellësi pret fazën përmbyllëse. Projekti ka parashikuar ndërtimin e dy burimeve, rehabilitimin e te gjitha depove si dhe ndërtimin e rrjetit shpërndarjes ne zonën rurale.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here