Akuza e PD-së / Paloka: Sistemi TIMS vërteton se makina e Tahirit u përdor për trafik droge nga Habilajt

0
125

Paloka

Deputeti i PD-së: Shqiptarët po dhunohen për një kupon dhe kanë në krye një ministër që noton në krim

Gëzim Saliu

Partia Demokratike kërkon me ngulm largimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se tashmë është e faktuar se ai është i lidhur me trafikun e drogës. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, nga selia blu deklaroi dje se sistemi TIMS ka vërtetuar se makina me të cilën Habilajt kanë trafikuar drogë ka qenë e numrit 1 të rendit dhe sigurisë në vend. “AA003GB është bërë simboli i qeverisë. Ministri i Brendshëm jo thjesht u ka dhënë makinën dhe imunitetin njerëzve të tij, bandës së Habilajve, por ka dashur t’u thotë policëve, hetuesve dhe agjencive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime e drogës, qëndroni larg. Ja ku e keni dhe një herë sistemin TIMS, që tregon se Habilajt kanë bërë disa rrugë me makinën e ministrit. Dhe më saktë, Tahiri i Ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përmes Habilajve”, – tha deputeti demokrat.

Denoncimet

Ndërkohë, duke iu referuar deklaratës së ministrit për arsyet, sipas së cilave ai nuk kishte dokumentet e shitjes së makinës së tij, ligjvënësi demokrat tha se në këtë formë Tahiri pranoi edhe një tjetër krim, krahas përfshirjes në trafikun e drogës. “Që ka shkelur ligjin, duke mos e deklaruar shitjen e makinës. Krim për të cilin qindra e mijëra tregtarë të vegjël që ushqejnë familjen me biznesin modest, po marrin gjoba, po mbyllin dyqanet, po provojnë kërbaçin e qeverisë, dhe po shkojnë dhe në burg. Po Saimirit të Ramës i lejohet. Ai s’ka pse deklaron. Ai punon në të zezë. Po derisa i lejohet të bëjë trafik droge me makinën e tij, pse mos ti lejohet të fshehë pasurinë. Ky është pohimi i ministrit, krimi i tij i vogël në përpjekje për të fshehur krimin e madh. Në fakt, Tahiri bën dhe një krim tjetër, sepse mashtron, jep deklarim të rremë. Makina është e tija, ai është pronari i linjës AA003GB”, – theksoi ai. Sipas demokratëve njeriu i ngarkuar me ligj dhe që paguhet për të zbatuar ligjin dhe siguruar rendin bën deklarim të rremë e kryen trafik droge me makinën e tij. “Ky akt i fundosjes së plotë të shtetit dhe çdo norme në vend ka mbjellë një revoltë të pamatë tek qytetarët. Çdokush po sheh e po përjeton çdo ditë paligjshmërinë e qeverisë, arrogancën e saj, por ministri i Ramës ka prekur pikën e vlimit. Shqiptarët që po dhunohen për një kupon, shohin se kanë në krye një ministër që noton në krim. Mbarë opinioni, mbarë qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, janë të neveritur, janë të fyer, të shkelur me këmbë, kanë ngritur kokën dhe s’mund të lejojnë të kenë një ministër të brendshëm të zhytur në krime mbi krime”, – u shpreh Paloka. Por sipas deputetit demokrat një njeri i vetëm është krenar për gjithçka që ka kryer ministri Tahiri. “Ky është kryeministri Edi Rama. Edhe këtë radhe ai nuk ka zgjedhur qytetarët, nuk ka zgjedhur ligjin, nuk ka zgjedhur luftën ndaj të keqes. Por ka zgjedhur krimin, antiligjin, ka zgjedhur të dale kundër qytetarëve e të mbrojë sërish ministrin simbol të drogës, fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë. Qytetarët janë të thirrur tashmë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Do ta lejojnë krimin që bën krenar Ramën të sundojë, apo do të vendosin drejtësinë, ligjshmërinë, rendin, në këtë vend. Zgjedhja nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë”, – deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

box

Reagimi

Tahiri: PD u bën jehonë sukseseve të policisë, mirënjohje për shqupistat

Megjithëse këtë herë ndaj deklaratave të PD-së nuk u reagua përmes një qëndrimi zyrtar nga ana e Ministrisë së Brendshme, ka qenë vetë Saimir Tahiri ai që përmes rrjetit social ka përzgjedhur të përdorë ironinë si kundërpërgjigje. “Duhet te kisha falënderuar PD qe herët ne mëngjes, por s’besoj mërziten t’i falënderoj pak me vonese për shërbimin e vyer qe po kryejnë duke i bere jehone te përditshme sukseseve te Policisë se Shtetit. Me shume mirënjohje për Shqupistat”, – shkruante Tahiri.

pandeliu

pandeliuDeputeti i PD-së: Shqiptarët po dhunohen për një kupon dhe kanë në krye një ministër që noton në krim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here