Aktivistët e AK: S’ndalemi deri në zgjedhje të parakohshme, policia e Tiranës vjen erë nevojtore

0
131

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi të ndaluar pas 2 aksioneve të fundit të kësaj force, mbyllja me zinxhirë e bashkisë dhe ministrisë. Dy prej tyre, kreu i rinisë së AK-së, Flavio Qarri, dhe kreu i AK-së Tiranë, Augent Xhaferraj, kanë qenë sot në studion e Neës24, ku kanë folur për kauzën e tyre, ndalimin, si dhe protestat e ardhshme.

Për sa i përket pikërisht protestës tek Bashkia dhe asaj tek Ministria e Jashtme, thanë se ka qenë një reagim spontan i palajmëruar dhe se protestat e këtij subjekti janë plotësisht të ligjshme.

“Nuk janë protesta, por aksione. Primare, nuk kemi asgjë kundër policisë. Ka qenë reagim spontan. Ne jemi plotësisht të ligjshëm, i kemi paralajmëruar protestat. Gjykata i quajti protestat te ligjshme. Jemi të ligjshëm në çdo protestë”, kanë thënë ata.

Të pyetur për ndalimin e tyre dhe qëndrimin për disa ditë në Komisariati, dy aktivistët kanë folur pozitivisht për komunikimin e policisë, por e kundërta për kushtet dhe ambientet e qëndrimit.

Qarri:Përveç kushteve skandaloze të higjienës janë sjellë jashtëzakonisht mirë. Mbështetje edhe për kauzën tonë.

Xhaferaj:Çdo gjë e qeverisë fasadë. Policia e Tiranës është një ambient i bukur po ta shohësh nga jashtë, por brenda ndjen erën e nevojtores. Është çdo gjë veç fasadë. Përveç se ata njerëz na mbështetën nën zë, nuk kishte asgjë tjetër të dinjitetshme. Nuk kishte as sapun, as detergjentë, as letër higjienike. Të ndaluarit flinin përtokë. Kemi qëndruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në rajonin nr 1. Aty ishte edhe më keq. Ne pretendojmë të hyjmë në BE, si mund të hyjmë me këto kushte?

Ata kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi vendi është në krizë.
Qarri: Kjo arrogancë nuk ka për t’i çuar shumë larg drejtuesit e shtetit shqiptar. Ne duam që njerëzit të mos zgjedhin të ikin nga Shqipëria por të ngrihen dhe ta kërkojnë të drejtën e tyre në këtë vend. Revolucioni është shumë i mundur jo në ndryshimin e sistemit, por në zgjedhje të parakohshme. Po shkojmë në deflacion vendi është në krizë, duhen zgjedhje të parakohshme. Nuk kemi kohë të presim 2017-ën. Duhen zgjedhje të parakohshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here