Tiranë/ Zbulohet autori i grabitjes së kazinosë, 20 –vjeçari mori 1500 lekë

0
184

 

 Zbardhet grabitja e një kazinoje, ku një person nën kërcënimin e thikës mori 1.5 milionë lekë të vjetra në një kazino në Tiranë. Policia e kryeqytetit duke publikuar edhe videon e momentit të ngjarjes thotë se është bërë ndalimi i të dyshuarit për vjedhjen e kazinosë “Admiral” më 4 mars. I ndaluari është Marsildo Ndoja, 20 vjeç,  banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale rrobat e përdorura ditën e ngjarjes, thika e përdorur ditën e ngjarjes, një laptop HP,4 celularë  iPhone 6 , iPhone 4, Alcatel, Nonkia E72, një shumë prej 13000 lekësh të reja dhe disa bizhu për meshkuj. Në video shihet teksa i ndaluari i thotë punonjësit “Lekë, lekë, të gjitha”. Më tej duke ikur e kërcënon duke i thënë se do e vrasë po kërcënoi njeri. Ndoja akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here