Nga rrëmbimi tek grabitja e bankës, Roberti në gjurmët e të atit Nehat Kulla

0
178

Djali në gjurmët e të atit. Kjo shprehje i shkon për shtat Robert Kullës një nga të arrestuarit si i dyshuar për grabitjen e bankës në ish-Bllok. Për policinë 35-vjeçari i lindur në Tiranë dhe me arsim 8-vjeçar ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim e mbajtje peng personi si dhe për armëmbajtje pa leje deri sa kreu grabitjen e bankës. Sakaq babai i tij, Nehat Kulla (ne foto) i njohur ndryshe si “Gjenerali” krijoi një bandë, e cila veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997- 1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme. Nehat Kulla ndodhet aktualisht në burg i arrestuar në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, pasi është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata. Kundërshtarët politikë të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here