Itali/ Shqiptarja ther me thikë të dashurin Italian, më pas djeg trupin e viktimës

0
177

Një 56-vjeçare shqiptare ka therur me thikë të dashurin e saj italian.

Krimi është zbardhur një vit pas ngjarjes së ndodhur 9 marsin e vitit të shkuar.

Sipas autoriteteve italiane, Teuta Mihali e qëlloi 59-vjeçarin Corrado Vantini me një thikë kuzhine brenda një furgoni të me të cilin ata udhëtonin.

Më pas shqiptarja i vendosi flakën makinës dhe u largua.

Mediat italiane thonë se çifti kishte probleme të shpeshta dhe burri besohet se i kishte kërkuar shqiptares që t’i jepnin fund lidhjes.

Por kjo si duket e acaruar gruan aq sa e shtyu drejt krimit të rëndë. Sidoqoftë 56-vjeçarja nuk e ka pranuar krimin në momentet e para.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një parkingu. Policia zbardhi gjithashtu edhe tabulatet e saj telefonike.

Më pas Teuta Mihali e pranoi vrasjen dhe rrëfeu gjithë ngjarjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here