“Dera e BE do të jetë e mbyllur për Shqipërinë sa kohë që Beleri nuk betohet”

0
204

“Dera e Bashkimit Europian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës, ka paralajmëruar Athina zyrtare në Bruksel”, kështu e nis artikullin gazeta Protothema.

Sipas medias greke, “Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi ‘kundërshtarin’ e gabuar për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri”.

Protothema në artikullin e saj shkruan se “Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të ‘pavarur’ shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse ‘bie i gjithë Këshilli Europian’.

Ndërsa shton se gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie.

“Ndërkohë pritet vijimi i gjyqit simulues për skemën e pretenduar të blerjes së votës”, shkruan Protothema.

Në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, megjithë qëndrimin e ftohtë të evropianëve, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, raporton gazeta greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here