Merret në pyetje mësuesi që dhunoi nxënësit, nuk pranon akuzat

0
189

Oficerë të Policisë Gjyqësore në Bulqizë kanë marrë në pyetje mësuesin Agim Muça, i cili qëlloi me drutë e zjarrit një ditë më parë nxënësit e shkollës “Orzhanovë” të Ostrenit. Burime nga grupi hetimorë thonë se mësuesi nuk e ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj nxënësve.

Në momentin e parë ai ka deklaruar se nxënësit e kanë përqeshur, por pa pranuar se i qëlloi me grushte e më pas me dru.

Edhe në komisariat ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Mësuesi ka thënë se ky është një kurth i ngritur nga banorët e fshatit.

Ai është shprehur se kurrë nuk ka ushtrur dhunë ndaj nxënësve të tij, por se i ka dashur dhe vlerësuar ata si të ishin fëmijët e tij. Por nga ana tjetër nxënësit kanë dëshmuar të kundërtën.

Sipas tyre mësuesi Agim Muça i ka dhunuar disa herë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here