Arrestohet polici rrugor, u merrte nga 800 euro aplikantëve që konkuronin për Akademinë e Rendit

0
212

 

Një efektiv i policisë rrugore të Tiranës ra në pranga, si pjesë e një skeme mashtrimi me testet për Akademinë e Sigurisë. Gëzim Metalia, 44 vjeç, merrte rreth 800 euro për aplikantët që konkuronin për në Akademi, duke u premtuar sigurimin e përgjigjeve të testit. Bashkë me të u arrestua edhe Rexhep Rexha, i lindur në Kukës. Hetimet u kryen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas denoncimit të një shtetasi me inicialet B.L. Atij i ishte premtuar se do t’i jepeshin të gjitha përgjigjet e testit në këmbim të shumës së mësipërme. Në të vërtetë, Metalia dhe Rexha nuk kishin akses në përgjigjet e testit dhe i gjithë premtimi ishte një mashtrim. Nën hetim janë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here