E përzënë nga Parlamenti Europian deputetin e Agimit të Artë, krahason turqit me qentë e pistë

0
128

https://youtu.be/yv_5v32Apkk

 

 

Kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulc urdhëroi të nxirret jashtë sallës një eurodeputet grek i Agimit të Artë. Gjatë seancës ku diskutohej për bashkëpunimin mes BE dhe Turqisë për krizën siriane, Elefterios Sinados i quajti turqit barbarë, të pistë dhe të pabesë. “Turqit janë barbarë, mohues të zotit, mashtrues dhe të pistë. Turku është si një qen, që hiqet si i egër. Por ia mbath kur duhet të përballet me armikun. Rruga e vetme me efektive per t’u perballur me turqit eshte grushti dhe vendosmeria” Deklaratë ngjalli reagime të ashpra në sallë dhe detyroi kreun e Parlamentit Europian, Martin Shulc të marrë masa ndaj tij. Shulc vendosi t’a përjashtojë Sinadinosin nga punimet e seancës. Madje urdhëroi truprojat e Parlamentit Europian të shoqëronin jashtë salle, pasi eurodeputeti ekstremist grek nuk iu bind menjëherë urdhërit për të dalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here