Protesta në Fier, Dibër dhe Shkodër, kundër TAP-it, kundër HEC të Skavicës dhe mungesa e investimeve

0
116

Në qytetet protesta u zhvilluan, kundër TAP-it, kundër HEC të Skavicës dhe mungesa e  investimeve

 

Dhjetëra banorë të njësive administrative Seman dhe Topjë në Fier, kanë protestuar ndaj punimeve për projektin TAP. Sipas banorëve, u është dëmtuar infrastruktura ekzistuese, ndërkohë që punonjësit e TAP, kanë ndërtuar një tjetër rrugë që u kanë bllokuar kanalet kulluese dhe për pasojë u përmbyten tokat bujqësore. Dhjetëra banorë të fshatrave Sheqmarinëz e Seman të njësisë administrative Seman-Topojë të bashkisë Fier kanë protestuar ndaj devijimit të projektit të rrugës, që sipas tyre është bërë për shkak të punimeve për gazsjellësin Trans-Adriatik. Banorët thonë rruga e re është më lart se ajo ekzistuesja, çka ka bllokuar kanalet kulluese dhe bën që të mos kalojnë dot mjetet bujqësore. Përfaqësues të TAP-it prezent në këtë protestë kanë diskutuar me banorët për zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të kërkesave që ata parashtruan.

Në Dibër

Banorët e fshatit Hotesh në Dibër, zona që preket më shumë nga HEC-it i Skavicës dhe Katundit të Ri, thonë se nëse konkretizohet projekti, dëmi social dhe mjedisor do të jetë i pakthyeshëm. Banorët thonë se projekti ka qenë që në kohën e monizmit, por pikërisht për shkak të imaktit që do kishte nuk u realizua kurrë. Banorët e fshatit Hotesh në Dibër kundërshtojnë projektin për HEC-et e Skavicës dhe Katundit të Ri. Sipas tyre, projektet kanë qenë prej gjysmë shekulli, por për shkak të dëmeve dhe pasojave në mjedis nuk janë konkretizuar asnjëherë. Flasin banorët: Ne nuk na kanë informuar vetëm thotë ta bëjmë. Ne jemi shqiptarë dhe drejtat tona duhet të shihen.Përmbyt toka dhe përmbyt shtëpia. Nuk ka ardhur askush për të thënë sa vlerësohet toka. Të parët tanë e kanë blerë me florinj. Ata japin një çmim qesharak për 1500 lekë metri katror. Banorët e Hotesit, fshat me rreth 2 mijë banorë, kërkojnë që projekte të tilla që kanë impakt social dhe mjedisor duhet të shqyrtohen me detaje nga ekspertët.

Në Shkodër

Dhjetëra banorë të lagjes “Mark Lula”, një zonë periferike e Shkodrës, ndër më të populluarat vitet e fundit kanë protestuar për mungesën e kushteve më elementare të jetesës. Banorët kërkojnë të ndërhyhet nga Bashkia që të mos vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm, kopshteve apo infrastrukturës. Banorët e lagjes periferike “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës kanë protestuar me pankarta në duar dhe duke marshuar në rrugë për mungesën e zhvillimit të zonës. Ata i kërkojnë pushtetit vendor të ndërhyjë, pasi sipas tyre të jetosh në periferi nuk do të thotë të të mungojnë uji, kopshtet për fëmijët, rrugë, kanalizime e deri tek puna dhe trajtimi i barabartë. Sara Gurraj, këshilltare e PD: “Shpresoj shmë që në hartimin e këtij buxheti rajoni numër 5 të marrë vëmendjen e duhur. Mos të harrojmë se vështirësitë me të cilat ndeshet ky komnitet lidhen më së shumti me vështirësitë që kanë gratë në jetën e tyre të përditshme”. Këtë formë reagimi kjo zonë me numër të lartë banorësh, e ka quajtur si hapi i parë drejt shpalosjes së kërkesave të tyre, të cilat shpresojnë të përfshihen në buxhetin e këtij viti, që Bashkia Shkodër pritet të miratojë pas pak ditësh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here