Ekstradimi/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 31-vjeçari

0
164

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. Vasil (Nasibi) Jaha, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, u ekstradua mbrëmjen e djeshme drejt aeroportit të Rinasit. Jaha, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës në korrik të vitit 2013, e ka dënuar me 3 vjet 10 muaj dhe 1 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here