8 marsit politik/ Batutat në takim, Rama: Deri sa të mbahet Kongresi do jem karafili i Dades, do e bëj ministre të Brendshme

0
185

 

Megjithëse në të shkuarën kur ishin në opozitë, PS kishte shprehur një sërë kritikash për politizimin e festës së 8 marsit, dje për më shumë se 1 orë në ekrane u shfaq takimi i kryeministrit dhe kreut socialist me gratë socialiste në kuadër të anëtarësimeve në forumin e gruas socialiste. Në këtë takim, Rama nuk ju shmang dot akuzave të Blushit dhe opozitës për kriminalizimin e partisë, ku tha se,:  “Ka një përpjekje të vazhdueshme që do të shkojë duke u rritur për të kriminalizuar PS, për të kriminalizuar qeverisjen e vendit, për të kriminalizuar çdo vendim, për të kriminalizuar çdo reformë, për të kriminalizuar çdo akt. E vërteta është që ne jemi forca politike që pavarësisht papërsosmërisë së vetë, se të përsosur s’do jemi kurrë, ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë jo kriminelët, por numrin më të madh të grave dhe vajzave që ka pasur ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë”, tha ai. Më tej takimi u mbizotërua nga batuatat, që kulmuan mes Ramës dhe deputetes Arta Dade. “Artën e kemi kryetare të Komisionit të Jashtëm. E kemi pasur ministre të Jashtme dhe do ta bëjmë ministre të Brendshme”, tha Rama. Në përgjigje Dade jo pa batutë i tha Ramës duk i kujtuar buqetat që kishte bërë për gruan dhe nënën e tij se,: “Nga ato buqetat, sikur të na kishe kujtuar me një karafil, nuk do të bëje keq”, u shpreh Dade. Në kundërpërgjigje të batutës Rama u shpreh,: “Ah! Deri në Kongres më ke mua karafil”. Po ashtu deputetja socialiste  u shpreh e hapur edhe për postin e ministres. “Të mbrojtjes e kemi. Dua ta përshëndes sepse kjo ka qënë risia e kësaj qeverie dhe pse jo ka ardhur koha të ketë një ministre të brendshme, pse jo. Pavarësisht se nuk kam vërejtje për ministrin aktual.”- tha Dade. Ndërkaq kryeministri nuk nguroi të bënte publike edhe debatet më të forta në qeveri. “Debatin më të vështirë, ku jam tërhequr unë e kam patur me Lindita Nikollën, për mënyrën sesi duhej çuar përpara reforma në arsim. Koha i dha të drejtë Linditës, megjithëse do të kisha dashur më të jepte të drejtë mua”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here