Rama do ta zëvendësojë Tahirin me Arta Daden?

0
196

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri do ta zëvendësojë me një grua dhe pikërisht me deputeten më jetëgjatë të PS-së, Arta Daden.   Një nga vajzat që u anëtarësua iu drejtua Dadës si ministre, ndërkohë që aktualisht nuk mban një post të tillë.    Teksa i ka lënë Arta Dades me humor, shpërndarjen e kartave të anëtarësitë tek Konventa  Grave Socialiste, Rama i tha së anëtarësuarës së parë se Dade është kryetare e Komisioni të Jashtëm.   “Artën e kemi kryetare të Komisionit të Jashtëm; e kemi pasur ministre të Jashtme dhe do ta bëjmë ministre të Brendshme”, tha Rama.   Po ashtu, me humor ai ka vënë në dukje që në krye se është i detyruar që t’ia lërë Dades, anëtarësimet e grave në PS.    “ Në një sallë ku është Arta, pika muhabetit nuk i vihet pa Artën. Kështu që më mirë po thërras Artën, se ndryshe e di unë se ç’heq më pas”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here