Basha për 7-marsin: Asnjë investim në arsim, arsimtarët “dënohen” politikisht

0
165

Lideri i PD-së Lulzim Basha, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit shprehu se qeveria e Ramës nuk ka investuar në ndërtimin e një shkolle të re, në kualifikimin e mësuesve, por bën doktrina pafund

 

Sava Sota

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur anëtarët e Komisionit Parlamentar të Arsimit, dhe të opozitës, në festën e 7-marsit, e cila sipas tij kulmon fiks në kohën kur Rama s’ka bërë asnjë investim në fushën e arsimit. Lideri i opozitës theksoi në deklratën e tij, se qeveria aktuale ka mundësinë që ta trajtojë mësuesin duke investuar me  kualifikimin e tyre të vazhdueshëm, ngritja e tyre profesionale, krijimi i  të gjitha kushteve  mësuesve shqiptarë  për të mësuar nxënësit. “ Se si e trajton një qeverisje mësuesin dhe mësuesinë nuk varet nga dokrrat nëpër ekrane me regji qendrore por varet nga aktet. Një qeveri ka shumë në dorë të bëjë për arsimin. Dhe këtë nuk e tregon me parullën, me doktrina, me studime pafund por me një gjë fare të thjeshtë, të dukshme dhe të matshme për qytetarët, me paratë që vendos të investojë në arsim. E në radhë të parë me paratë që vendos të investojë tek pjesa më e rëndësishme e arsimit që janë mësuesit, pedagogët, statusi i tyre, siguria e tyre, kualifikimi i tyre i vazhdueshëm, ngritja e tyre profesionale, krijimi i  të gjitha kushteve  mësuesve shqiptarë  për të mësuar nxënësit. Të gjitha këto kushtojnë para dhe prioriteti i një qeverie për arsimin dhe për mësuesit matet me para” – bëri me dije kryedemoraki Basha. Ndërkaq, shumë arsimtarë të cilët mbajtën fjalën e tyre para mediave, u shprehën se janë hequr padrejtësisht nga puna, ndonëse janë “te vjetër” në profesion dhe me të gjithë arsimin përkatës për të vazhduar ende profesionin e tyre. Jonida Herullai ishte nje arsimtare e cila kishte  15 vite në punë, dhe shprehu se largimi im nga puna ishte një dënim politik. “Jam arsimtare prej 15 vitesh, fillimisht më dërguan me punë 30 km larg vend banimit. Më pas 3 muaj pasi u zgjodha këshilltare dhe e vetmja me arsim të lartë më larguan fare nga puna. Ky është thjesht një dënim politik” – e përkufizoi kështu largimin e saj nga puna Herullai, ndërsa fjalën e mori një tjetër arsimtare, e cila kishte pësuar të njëjtin fat për largimin e saj nga puna. “Quhem Liljana Xhaferaj. Gëzuar festën e 7 Marsit! Kam punuar mësuese prej 16 vitesh. Zbatova proçedurat ligjore mora pjesë në konkurs, fitova dola e para por nuk më hapet asnjë dritë jeshile” – shprehu arsimtarja Xhaferraj. Ndërkohë, kryeopozitari Basha nënvizoi se  qeveria nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të re, ndërsa shkollat e rikonstruktuara sipas tij, numërohen me gishtat e dorës.  “Kriminalizimi i jetës publike në Shqipëri nuk është bërë në asnjë fushë më dhimbshëm, më ulëritës se në arsim, ku kjo qeverisje premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin. Me Estref Isufaj të detyruar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, ia konvertojnë me punë në komunitet dhe puna në komunitet konvertohet në drejtor të shkollës së mesme Ballaban në Përmet. Luiza Tabaku, emblemën e Drejtorisë Arsimore të Lushnjës dhe terrori që ajo ushtronte mbi mësueset, imoraliteti që ngriti në themel, ryshfetet prej mijëra eurosh. Mimoza Kuqi, e cila po ashtu u bë emblemë e ryshfetit këtu në Tiranë dhe e mori atë vetëm sepse ishte pjesë e spotit të Partisë Socialiste në fushatë elektorale. Me Armelind Çilin të dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion për dhënien e ndihmës ekonomike si shpërblim u emërua drejtor i shkollës së mesme profesionale në Berat.” – deklaroi lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa i cilësoi këto raste si emblema të gjëmës së rilindjes në arsim. “Për arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar le të marrë nga kjo sallë çdo shqiptar këtë mesazh: Ne nuk heqim dorë nga mbështetja e plotë dhe totale buxhetore për të drejtën e çdo të riu shqiptar për tu shkolluar në arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar ashtu siç e meriton duke shfuqizuar ligjin klientelist për arsimin e lartë e duke iu dhënë të rinjve shqiptar një shans për të studiuar, për tu diplomuar” – përmbylli kështu deklaratën e tij kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here