Takimi Meta-Gozi: Prioriteti ynë është reformimi i drejtësisë

0
185

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Nën-Sekretarin e Shtetit pranë Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane për Çështjet Evropiane, Sandro Gozi  ku biseduan mbi ecurinë e prioriteteve të proçesit të integrimit evropian dhe për bashkëpunimin dypalësh. Gjithashtu kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Italisë duke vënë në dukje se Shqipëria mbështetet tek përkrahja italiane në gjirin e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, kreu i Kuvendit u shpreh se fokusi i aktivitetit parlamentar mbetet në përmbylljen sa më shpejt e me sukses të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, që i hapin rrugë reformimit të sistemit të drejtësisë. Në këtë kontekst u vlerësua opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias si dhe kontributi i misioneve EURALIUS dhe OPDAT përgjatë këtij proçesi. Nën-Sekretari i Shtetit pranë Qeverisë Italiane për Çështjet Evropiane Sandro Gozi vlerësoi progresin e bërë prej Shqipërisë në avancimin me reformat e nevojshme madhore, të cilat kontribuojnë në përshpejtimin e proçesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here