Rama në Shkodër, banorët dalin në protestë dhe tentojnë t’i afrohen, përplasen me Gardën

0
181

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për një aktivitet të Partisë Socialiste, e kaq ka mjaftuar që të dalin në protestë banorët e përmbytur të zonës së nënShkodrës në vitin 2010.

 

Prej disa javësh ata protestojë duke kërkuar pjesën tjetër të dëmshpërblimit nga Qeveria, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Protestuesit tentuan t’i afroheshin sot Kryeministrit Rama, por janë ndaluar nga Garda dhe nga policia, duke shënuar edhe një incident mes tyre.

Në protestë kanë dalë edhe banorët që do t’u shemben banesat për rikonstruksionin e stadiumit ‘Loro Boriçi’. Edhe këta të fundit prej disa kohësh protestojnë duke thënë se shpronësimi i banesave të tyre është shumë i ulët.

Protestuesit, si ata të zonës së stadiumit,  dhe ata që kërkojnë pjesën e mbetur të dëmshpërblimit nga përmbytjet në vitin 2010, kanë shfrytëzuar këtë vizitë të Edi Ramës në Shkodër për të dalë në protesta dhe për ta takuar.

“Të drejtat tona do t’i kërkojmë deri në fund”, shprehen protestuesit, duke pritur për një takim me Kryeministrin. Por, Garda ka penguar banorët dhe nuk ka lejuar që ata t’i afrohen Kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here