Servet Pëllumbi: Sulmi ndaj Blushit ishte i organizuar. Emrat dhe funksionet e atyre që ‘do vrisnin’ rivalin e Ramës

0
177

Ish-nënkryetari i Partisë Socialiste dhe një nga figurat më të vjetra në këtë parti, Servet Pëllumbi, thotë se sulmi në Elbasan ndaj deputetit Ben Blushi ishte i organizuar.

Mendoj se mbase duhet të ndërhynte kryetari në atë situatë, se mbase mund të kishim të bënim edhe me ndonjë provokacion të organizuar. Gjithësesi mendoj se drejtuesit e mbledhjes duhet ta qetësonin situatën”,- thotë ai në një prononcim për të përditshmen “Panorama”.

Ndërkohë e përditshmja tjetër, “Gazeta Shqiptare, ka zbardhur emrat e personave që u përfshinë në incidentin me deputetin Ben Blushi, duke kërcënuar madje se do ta vrisnin.

Sipas medias, ata janë pothuajse të gjithë të punësuar në administratën bashkiake, të drejtuar nga Qazim Sejdini.

Më poshte edhe personat që sulmuan Blushin, sipas GSH.

-Aurel Mehja, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

-Andri Mehja, inspektor i Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit dhe vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

-Irland Sina, drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Elbasanit

-Xhavahir Budani, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Lel Kaja, drejtor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Besnik Melloholli, inspektor i mjedisit në Bashkinë e Elbasanit

-Xhevahir Kapllani, inspektor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Artan Gashi, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Tasha Gura, inspektore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit

-Leta Gjana, mësuese gjimnazi

-Hektor Çiftja, përgjegjës i mediave në PS-në e Elbasanit

-Bardh Qaja, polic në Bashkinë e Elbasanit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here