Pensionistët në gjyq/ Probleme me mungesën e viteve të punës dhe uljen e moshës së pensionit

0
160

 Mungesa e viteve të punës, apo gabimet në të dhënat personale sot është një kosto që i faturohet qytetarëve që në vitet e mbetura nuk gëzojnë dot një pension.

 

Sejrie Baleta

Për të fituar të drejtën e pensionit, 3000 persona i janë drejtuar gjykatës. Problematika më e hasur është ajo e mungesës së viteve të punës, fshirja e të dhënave gjatë periudhës komuniste dhe abuzimet me uljen e moshës së pensionit. Ministri Klosi kërkoi kursim të kohës dhe vuajtjes të pensionistëve, duke propozuar ndyshime ligjore dhe ngritjen e një strukture të re pranë ISSH dhe krjimin e një strukture të re të çertifikimit të periudhave të sigurimit. Më shumë se 3000 persona janë në gjyq për të fituar të drejtën e pensionet për shkak problemeve që kanë me të dhënat e tyre në arkivat shtetërore. Situata është shqetësuese në periudhën e realizmit socialist në vitet ‘50-’60, ku të dhënat janë shkruar me laps dhe dëshifrimi i tyre është i pamundur. Mungesa e viteve të punës, apo gabimet në të dhënat personale sot është një kosto që i faturohet qytetarëve që në vitet e mbetura nuk gëzojnë dot një pension. Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, do ti drejtohet Këshillit Administrativ të ISSH të ndërrmarrë ndyshimet ligjore për të shmangur situata të tilla dhe si dhe do të krijojë një strukturë të re të çertifikimit të periudhave të sigurimit. Në fjalën e tij ministri Klosi tha: “Është e pafalshme që megjithëse kemi regjistra të arshivuara, të skanuara, të ruajtuara pranë këtij arkivi, vazhdojmë ti drejtojmë me mijëra qytetarë pranë dyerve të gjykatave pse regjistrat në kohën e mëparshme kanë qenë të regjistruara me laps kopjativ. Krijimin e një strkture të re të çertifikimit të periudhave të sigurimit duke totalizuar dhe shfrytëzuar të gjithë materialin arkivor dhe duke dhënë përgjigje shkresore për kërkesat për verifikim që dërgohen në këtë arkivë”. Ministri Klosi ka kritkuar drejtuesit e zyrave rajonale të Sigurimeve Shoqërore,  pasi ka ka patur rreth 900 ankesa për mungesë të shërbimeve nga këto institucione. Klosi: Ka mjaft ankesa për vonesat në caktimin e pensioneve, për transferimin nga një rreth në tjetrin, për vonesa në caktimin e pensioneve sociale etj. Por mbi të gjitha një vërejtje shumë me vend e qytetarëve dhe nuk duhet të ndodhë, vërejtja për humbjen e viteve të punës. Deklarata u bënë në analizën vjetore të ISSH, ku drejtori i këtij intstitucioni Astrit Hado tha se te ardhurat janë realizuar në masën 100%. Skeptikë autoritetet u shprehën për kontribuesit në zonat rurale,  pasi të vetëpunësuarit nuk paguajnë sigurime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here