Një muaj pas ngjarjes, asnjë i dyshuar për masakrën e Elbasanit

0
218

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga masakra eElbasanit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Burime pranë Prokurorisë së qytetit kanë pohuar se ende nuk ka asgjë konkrete sa i takon identifikimit të autorëve të kësaj masakre dhe aq më pak, porositësve apo motiveve.

Autorët e masakrës kanë qenë shumë të kujdesshëm, që të lënë për policinë vetëm armët pa shenja gishtash dhe të zhduken së bashku me mjetet e tyre.

Të njëjtat burime janë shprehur se është ngritur një grup i posaçëm hetimi me tre prokurorë dhe katër oficerë të policisë gjyqësore, të cilët raportojnë çdo javë tek drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here