Ndodh edhe kështu, i telefonon policinë se i vodhën marihuanën

0
159

Një grua 54 vjeçare nga shteti amerikan Michigan e cila brenda momentit është kthyer nga viktima në fajtore i ka thirrur forcat e rendit dhe ligjit pasi që dikush i ka hyrë me dhunë në shtëpi dhe i ka vjedhur bimët e marihuanës.

Hulumtuesi policor Randy F. Pfau thotë se gruaja ka lajmëruar se dy meshkuj i kanë hyrë me dhunë në shtëpi dhe kanë kërkuar prej saj t’ua jap bimët e mbjella të marihuanës.

Policët të cilët e kanë pranuar thirrjen e saj e kanë arrestuar menjëherë nën dyshimin për kultivim dhe shpërndarje të marihuanës, edhe pse kjo grua ka deklaruar se bimën e kishte kultivuar vetëm për nevoja personale.

Inspektorit nuk ia kujtua asnjë rast i ngjashëm si ky.

”Njerëzit nuk lajmërojnë policinë kur dikush ia vjedh drogën. Ata nuk reagojnë në këto vjedhje, por kjo grua ka qenë e frustruar”, ka deklaruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here