Kurbin, dhunonte të bijën me mjete të forta, pranga 51-vjeçarit

0
206

Agjentë të seksionit të krimeve të komisariatit të Kurbinit kanë vënë në pranga një 51-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj të bijës së tij.

Sipas një njoftimi për shtyp, shtetasi Viktor Kulla, banues në fshatin Shkopet, ushtronte dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzës së tij 16 vjeçe.

Përveçse i ka shkaktuar dëme serioze shëndetësore vajzës së tij, 51-vjeçari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, pas arrestimit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzat “dhunë në familje”, “kanosje” dhe “dëmtime me dashje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here