Erion Veliaj, mes sponsorizimit sorrosian në politikë dhe betonizimit në bashki. Trashëgimtar i PS? Flasin Sazan Guri dhe Kastriot Myftaraj

1
216

 

[mkdf_dropcaps type=”normal” color=”white” background_color=”black”]N[/mkdf_dropcaps]isi nga një konkurs debati i organizuar dhe financuar nga Fondacioni “Soros” me nxënësit e shkollave të mesme të gjithë Shqipërisë, në vitin 1998, për çështjen e legalizimit të drogave të lehta. Shkollat e mesme duhet të formonin skuadra debati prej tre vjetësh, të cilat do të ballafaqoheshin deri në finale me një sistem eliminimi. Në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë ishte caktuar një ekip debati ku nuk bënte pjesë Erioni. Derisa dukej se Erioni ishte paracaktuar si fitues, atëherë u krijua tek “Sami Frashëri” dhe një skuadër e dytë debati, që drejtohej nga Erion Veliaj. Skuadra e drejtuar nga Erion Veliaj doli në finale ku u ballafaqua me skuadrën e një shkolle të mesme të Shkodrës. Në finalen e konkursit, skuadra e Erion Veliajt mbronte tezën e legalizimit të drogave të lehta, ndërsa skuadra shkodrane e kundërshtonte atë. Juria e konkursit përbëhej nga njerëz të Fondacionit “Soros”. Që të marrësh pjesë, siç bëri Erioni, në një konkurs-debat për çështjen e legalizimit të drogës, të organizuar dhe arbitruar nga Fondacioni “Soros” , ku të mbrosh siç bëri Erioni tezën e legalizimit të drogës, kjo është njëlloj sikur të marrësh pjesë një një konkurs-debat për çështjen e ferexheve të organizuar nga Al-Qaeda. George Soros është kampion i legalizimit të drogës, jo vetëm të lehtë, dhe këtë çështje e ka bërë një nga angazhimet kryesore të tij. Kështu që i gjithë debati ishte një hipokrizi dhe synimi i tij ishte që t’ i shërbente Sorosit për të shtuar edhe Shqipërinë në listën e vendeve ku rinia do legalizimin e drogës. Kuptohet se fitorja e Erionit në debat ishte e paracaktuar. Kjo fitore e parë e Erionit është sinjifikative për të kuptuar karrierën e Erionit si një puppet on a string e George Soros”. Kështu e perifrazon në një shkrim të tij me titull “Erion Veliaj në një analizë personaliteti”, analisti Kastriot Myftaraj nisjen e karrierës nga kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe mbështetjen e tij nga miliarderi 86-vjeçar George Sorros. Ndërkohë që përshkrimi i rrugës së Veliajt nga kryesimi i organizatës “Mjaft” tek përfshirja në politikë me G-99 e deri tek filtrimi në PS e më pas marrja e detyrave në qeveri e tani si kryebashkiak janë zbardhur në shumë shkrime, ajo që vlen në këtë pikë është vetë deklarata e Veliajt pak kohë më parë në një intervistë televizive. “George Soros është një burrë i respektuar, një filantrop ku vepra e tij ka shumë vlera. Unë e kam nder kur më cilësojnë njeriun e tij”, tha Veliaj për “VP”. Kjo deklaratë nuk i lë shumë vend fantazisë për të kuptuar se cili është sponsorizuesi kryesor i Veliajt në jetën politike.

Po në detyrën e kryebashkiakut?

Që prej marrjes së detyrës së kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj shpalli disa objektiva kryesore duke vënë në plan të parë “luftën kundër zhulit” dhe premtimin për një Tiranë të pastër. Por nëse aksionet kundër atyre që urinonin në ambiente publike u cilësuan si triumf dhe shënimet e emrit te rrugët kryesore në Tiranës si tek “Brryli” apo tek “21 dhjetori” u shpallën si “transformim”, ajo që ende ngec në fasadën kryebashkiake është beteja për mjedisin. Dy projekte të mëdha të Bashkisë së Tiranës bien në kundërshtim të fortë me politikën e shpallur si premtim nga Veliaj: “Tirana më e pastra në Rajon”. Ndërtimi i parkimit nëntokësor tek Parku Rinia dhe i parkut të lodrave te Liqeni Artificial janë dy projekte që kanë hasur kundërshtim të gjerë. Nëse ky kundërshtim do kishte ardhur vetëm nga opozita atëherë shumë kush nuk do ja vinte veshin e do pohonte se e gjitha po bëhej për luftë politike. Por aktivimi i fortë i shoqërisë civile në këto çështje ka nxjerrë në pah problematikën. Rrafshimi i hapësirave të gjelbra, që në vend të shtohen po pakësohen, për ndërtime betoni, përbën një akt që nuk i shkon aspak përshtat premtimeve të Veliajt në fushatën e 2015-ës.

 

 

suplement Standard 5 mars 2016 foto soros veliu22

Intervistat/ Flasin Kastriot Myftaraj dhe Sazan Guri

Për të analizuar aspektin politik të karrierës së Veliajt dhe aksionet në krye të detyrës si kryebashkiak i Tiranës, gazeta zhvilloi intervistë me analistin Kastriot Myftaraj dhe ambientalistin Sazan Guri. Nga ana e tij Kastriot Myftaraj komenton në një intervistë për “standard” karrierën e Erjon Veliajt që nga nisja e saj në krye të organizatës “Mjaft” deri tek marrja e postit të kreut të bashkisë së Tiranës. Ai analizon lidhjet mes tij dhe miliarderit 86-vjeçar George Soros, duke theksuar se ashtu si kryeministrit aktual Rama, Veliaj është parashikuar që të marrë më drejtimin e PS-së pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme, kurdo kur të vijë ajo. Ndërsa ambientalisti Sazan Guri flet për vendimet e marra nga Veliaj në këto 6 muaj në krye të bashkisë së Tiranës, duke sqaruar edhe sherrin live në emisionin “Opinion”. Po ashtu Guri sqaron se pse dy projektet e Veliajt për parkun e lodrave te Liqeni dhe ai për parkingun nëntokësor te “Parku Rinia” prekin mjedisin e Tiranës.

 

Kastriot Myftaraj: Veliaj, nga “balona” e “Mjaft-it”
tek sponosorizimi i Soros për trashëgiminë e PS

 

kastriot myftaraj

 

“Pa mbështetjen e Sorosit, Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, zëvendësim i këtij të fundit nga Veliaj pritet të ndodhë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë”

Cili është mendimi juaj për karrierën e Erjon Veliajt, duke nisur nga angazhimet e tij të para tek “Mjaft” e deri tani me marrjen e detyrës së kryebashkiakut?

Lëvizja “Mjaft” u konceptua si një balonë që do të shërbente për ta ngritur anonimin Erion Veliaj në lartësitë e njohjes publike, që të gjithë të shikonin te ai një figurë publike. Qëllimi përfundimtar ishte që Erion Veliaj të ngrihej në lartësitë e qiellit të politikës shqiptare, si një lider i ri me frymë perëndimore. Kjo “balonë” u fry me një kosto të lartë. Vërtet që në dukje këtë kosto e përballuan ambasadat kryesore perëndimore, fondacionet perëndimore dhe veçanërisht ai i Sorosit, por vetëm në dukje ama. Sepse në fakt e gjithë kostoja prej shumë miliona euro dhe dollarë e fryrjes së “balonës” iu faturua shqiptarëve si asistencë teknike për shoqërinë civile në vendin tonë. Erion Veliaj e ndjen se ka një të metë të madhe, ai ka një gap, nëse shprehem në termat që i pëlqen të përdorë ai, apo një hendek, madje një greminë, midis detyrës që ka marrë përsipër dhe përvojës në punë, në çfarëdolloj pune, që duhet të ketë një njeri që merr përsipër detyra të tilla shumë serioze si qeverisja e një qyteti si Tirana bashkë me rrethinat e tij. Që nga përvoja e dyshimtë për t’ u besuar e shitësit 14 vjeçar të fiqve, e deri te marrja e postit të ministrit si e para punë e njohur që ka bërë, ka një greminë që nuk mund të mbushet me aktivitetin e Erionit për shoqërinë civile. Dhe kur një njeri që ka rekorde të tilla merr një detyrë shumë serioze siç është qeverisja e një qyteti me shumë probleme, nga ai nuk mund të presim veçse që t’ i krijojë qytetit probleme nga më të çuditshmet. Koha do ta tregojë këtë gjë. Sigurisht që ai do të përpiqet që këto problem t’ i mbulojë metodën e krijimit të fasadave të çdo lloji në qytet. Fasadë pastërtie, në një zonë të vogël të kufizuar të qytetit, fasadë gjelbërimi, fasadë hapësirash publike ku luajnë fëmijët në kënde lojërash etj.  Sigurisht që Erion Veliaj ka një vision për Tiranën, por pyetja është se cila është kostoja që do të paguajnë qytetarët e Tiranës për vizionin e tij dhe sa përqind e qytetarëve të Tiranës përfitojnë nga realizimi i vizionit të tij. Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak me një vizion nga i cili përfiton një popullsi elitare urbane, ndërsa koston e paguan më së shumti pjesa tjetër e popullsisë të territorit të bashkisë. Kjo do të thotë që ta qeverisësh qytetin me mendësinë e balonës së fryrë, ku disa pak kanë vend në koshin e balonës, ndërsa të tjerët shikojnë nga poshtë. Në fakt Veliaj nuk di metodë tjetër.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive, kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi George Sorosin, si një burrë të respektuar e ndërsa tha se ndihej krenar që e cilësonin si “njeriun e tij”. Si i komentoni këto deklarata?

Sigurisht që Erion Veliaj ka shumë arsye për t’ i qenë mirënjohës Sorosit sepse i detyrohet atij për karrierën që ka bërë në shoqërinë civile dhe në politikë. Pa mbështetjen e Sorosit Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Fondacioni “Soros” në Shqipëri gjatë më shumë se 20 vjetëve që ekziston ka qenë në shërbim të dy njerëzve, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të karrierës politike të tyre. Në një vend të vogël si Shqipëria kjo mbështetje financiare, diplomatike, mediatike etj., do të thotë se ai që e ka atë ka një superioritet të madh ndaj rivalëve politikë. Si dhe përse Soros e mbështet Veliajn kjo kërkon një analizë që nuk mund të bëhet në formatin e intervistës.

A besoni se Erjon Veliaj është katapultuar deri më tani në jetën politike nga mbështetja e Soros?

Nuk besoj se ka ndonjë njeri që nuk e ka kuptuar se nëse Edi Rama, njeriu i Sorosit nuk do të ishte bërë kryetar i Partisë Socialiste, Erion Veliaj nuk do ta shikonte në ëndërr që të bënte në këtë parti atë karrierë përrallore që ka bërë dhe të cilën nuk kanë mundur dot ta bëjnë shumë njerëz të cilët kanë kontribuar shumë në këtë parti. Dhe këtë gjë Edi Rama nuk e ka bërë se e simpatizon Erion Veliajn, por se këtë gjë ia ka kërkuar Sorosi.

Cili është mendimi juaj lidhur me “pëshpërimat” brenda selisë së PS-së se Veliaj do jetë pasardhësi i Ramës?

Në fakt kështu është skenari i Sorosit, që Veliaj të zëvendësojë Ramën në krye të PS-së. Kur Soros ndihmoi Ramën që të hyjë në politikë, ai përgatiti dhe Erion si princin trashëgimtar, si të thuash. Unë këtë gjë e kam thënë me zë dhe figurë, dua të them në televizion, që pesë vjet më parë. Edhe sot i qëndroj këtij parashikimi. Sinqerisht, nuk e quaj si ndonjë parashikim të madh që kam bërë.

Mendoni se në të ardhmen mund të ketë rivalitet mes kryeministrit aktual dhe kryebashkiakut të Tiranës pikërisht për aspiratat e mundshme për kryetar PS-je. Sa besoni se mund të ripërsëritet skenari si në rastin Nano-Rama?

Sa kohë që Rama është në krye të partisë dhe në pushtet, Erion Veliaj nuk do të bëjë asnjë lëvizje kundër tij, sepse kjo është e panevojshme. Veliaj kujdeset më tepër që të luftojë kundër rivalëve të tij të mundshëm në parti dhe këtu vihet re një rivalitet i qartë mes tij dhe Saimir Tahirit. Rama i nxit këto rivalitete për t’ i mbajtur më mirë nën kontroll vartësit e tij. Është një gjë logjike që Rama të ketë një pasardhës. Këtë e di edhe vetë Rama. Pyetja është se kur do të ndodhë ky zëvendësim në krye të partisë. Kuptohet se ashtu si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, ky zëvendësim pritet të ndodhë atëherë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë. Nëse kjo gjë do të ndodhë në 2017, 2021, apo 2025 këtë gjë do ta tregojë koha. Nuk besoj se do të ndodhë shpejt. A do të jetë Erion Veliaj ai që do ta zëvendësojë Ramën kur të vijë ky moment? Nëse Erion Veliaj do të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës në atë kohë, do të ketë një bazë fuqie për të mbështetur këtë aspiratë të tij, ashtu si Rama në 2005. Nëse jo do ta ketë shumë më të vështirë.

Besoni se në rast të një konflikti Rama-Veliaj, kryebashkiaku aktual mund të nisë bashkëpunimin me kritizierin kryesor aktual në PS, Ben Blushi?

Konflikt Rama-Veliaj mund të ketë vetëm nëse sherrin e nis Rama, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë sa kohë që Veliaj nuk lëviz kundër tij. Dhe Veliaj nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë, siç shpjegova më lart. Bashkëpunim Veliaj-Blushi nuk mund të ketë në asnjë rrethanë sepse të dy aspirojnë kreun e partisë. As Veliaj nuk ka ndërmend të ndihmojë Blushin që të bëhet kryetar i partisë dhe as Blushi nuk ka ndërmend ta ndihmojë Veliajn për të arritur këtë objektiv. Bisedoi: G. Saliu

 

 

Sazan Guri: Veliaj, nëntëdhjetëenëntshi që po betonizon Tiranën.
Qytetarët nuk po bëhen pjesë e asnjë vendimi

 

sazani_0

Si i shikoni politikat qeverisëse që po ndërmerren në kryeqytet?

Në këto vitet e fundit të qeverisjes në Shqipëri u fol shumë për ti ardhur në ndihmë vendit dhe kryeqytetit. Pushtetarët tanë nuk kanë bërë asgjë. Kryebashkiaku po e shpërbën kryeqytetit nga ana mjedisore dhe ekologjike por mbi të gjitha po u mohon dhe të drejtat njerëzore bazë qytetarëve. Janë shkelur e drejta e mjedisit e drejta ekonomike e drejta ekologjke dhe ajo njerëzore. Hapat që po ndërmerr bashkia e Tiranës janë në kundërshtim me qytetarët dhe gjithmonë kanë lënë hapësirë për konflikt. Qytetarët nuk janë bërë pjesë e asnjë vendimi. Atyre nuk u është marrë para sysh asgjë nga ato që kanë të drejtën e informimit. Çdo nismë e Bashkisë kryesisht me parkun që po ndërton tek liqeni Artificial nuk janë vënë në dijeni qytetarët. Jo vetëm që kanë gabuar rëndë por dhe në perceptim është një veprim shumë i padrejtë. Mënyra se si populli i percepton këto veprime janë shumë të rënda. Ata nuk kishin asnjë informacion paraprak se çfarë kishte në plan bashkia për të bërë tek Kodrat e Liqernit. Parku te liqeni nuk do të quhet më një park natyrorë por do të kthehet në një park urban.

Çfarë do të bëhet tani me parkun e liqenit pasi aty vazhdojnë punimet edhe pse u protestua?

Kemi bërë një kallëzim në prokurori për këtë çështje dhe presim një vendim. Ne si qytetarë dhe ambientalistë do ti shkojmë deri në fund. Do të ngrihemi prapë në protestë. Do të ngrihemi bashkë me popullin dhe do të vendosim një bllok në lidhje me punimet që po bëhen te kodrat e liqenit Artificial nga ana e bashkisë për të ndërtuar një park për fëmijë.

Po në lidhje me parkimit nëntokësorë si e shikoni situatën?

Rasti i parkimit nëntokësorë është akoma më i rëndë. Edhe parkimi ka ndikimin e tij në mjedis dhe në mënyrë  të përgjithshme të organizimit të kryeqytetit. Parkimi nëntokësorë ndikon në rritjen e dendurisë së automjeteve drejt qendrës. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta . Imagjinoni qendrën e Tiranës në një kaos total. Rritja e fluksit të makinave drejt qendrës e bën jo vetëm qarkullimin më të vështirë por nga ana tjetër rrit dhe ndotjen më të lartë për ambjentin. Ne kemi depozituar dhe një ankesë për parkimin nëntokësorë dhe për këtë jemi në pritje të një vendimi.

Po protestën e biznesit të vogël si e vlerësoni?

Protesta është qytetari dhe çdokush ka të drejtën e tij të ngrejë zërin kundër padrejtësive që i bëhet. Duke i bërë thirrje kryebashkiakut tonë në një zëri “o i uruar” nuk po e kupton ose me saktë duhet ta kuptojë “ o i mallkuar”. Biznesi ka të drejtat e tij të kontestojë në lidhje me tarifat dhe që i kanë vendosur nga ana e bashkisë pa u konsultuar me ta. Biznesi nuk ishte vënë në dijeni me rritjen e çmimit të taksave dhe ky është prap një gabim i rëndë në radhë e bashkisë. Ata nuk ishin informuar dhe këto janë pasojat e veprimeve të nxituara nga të pashkolluartit që po drejtojnë kryeqytatin. Për këtë biznesi po kërkon drejtësi.

Mbifaturimi i ujit i ngriti në një protestë tjetër qytetarët po brenda 6- mujorit të drejtimit të Tiranës nga  Veliaj. Si e gjykoni këtë situatë?

Qytetarët e Tiranës paguajnë taksa uji për të cilin as që e përdorin. Uji i pijshëm vetëm se ka emrin si të tillë pasi ai nuk mund të përdoret kurrësesi për tu pirë për shkak të ndotjes së lartë. Qytetarët po paguajnë për një shërbim që as nuk e marrin si shërbim. Por mbi të gjitha protesta e tyre u bë në një kuadër që kishte të bënte me mbifaturimin ku vendorët dhe këtu nuk dolën me duar të pastra. Tani deklarojnë për të hequr këtë mbifaturim. Ka pasur probleme në sistem. Po populli është aq gënjeshtarë saqë pëlqen gënjeshtrat me të cilat i gënjen kryebashkiaku. Populli duhet të bëjë qëndresë kundër çdo gënjeshtre të një hajduti që po u vjedh gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve. Kjo është një vjedhje e pastër.

Banorët te stacioni i Trenit kanë protestuar për prishjen e banesa si shkak i zgjerimit të bulevardit. Në këtë rast si e shikoni qëndrimin e bashkisë?

Bashkia si fillim po lëpin aty ku ka pështyrë. Ky projekt i nisur si projekt që në kohën kur ishte Basha kryebashkiak kjo qeveri e kundërshtonte tani po e zbatojnë si projekt. Kjo është fytyra e vërtete e atyre që po qeverinë popullin aktualisht. Qytetarët dhe në këtë rast nuk ishin informuar. Shkojnë dhe i nxjerrin nga shtëpitë pa u thënë as më të voglin motiv. Nga ana tjetër qeveria duhet ti kompensojë të paktën me sa metër katrorë kanë.

Në Shkozë të Tiranës romët protestuan për djegien e banesave dhe mungesën e strehimit. Mos vallë është kaq e pa përgjegjshme bashkia apo mungon ndonjë plan konkret për këtë komunitet?

Këtu kemi aktin e një rracizmi të pastër nga ana e pushtetarëve. Këtu është shfaqja më e qartë e racizmit. Ata që të tjerët ja bëjnë popullit shqiptarë jashtë vendit këta e përdorin brenda vendit për një komunitet krejt të pambrojtur. Duhen marrë masa emergjente për ti ardhur në ndihmë imediate këtij komuniteti i cili është lënë jashtë çdo vëmendje dhe vendimmarrje. Zëri i tyre as që ngjohet. Mungesa e strehimit dhe shumë e shumë të tjera e kanë diferencuar këtë komunitet nga ana e bashkisë.

Po Veliaj si kryebashkak si po vepron?

Unë jam përfshirë dhe në një debat me të. Kishte dy mënyra ose të përgjigjesha me aq arrogancë siç u përgjigj ai ose të flisja me qytetari. Unë zgjodha mënyrën e dytë. Nuk merrem un me bydust, dosmatë… Ai është një mashtrues i pashkollë ndër sa djali im me shkollë, doktorat,  avokat dhe ka mbaruar dhe studimet për gjeografi. Është mashtrues dhe aq i paaftë ku merr një faqe studimi dhe e firmos dhe bën projekte dhe plane. Një faqe raporti nuk mund të finalizojë një projekt, këtë bën kryebashkiaku jonë. Sot qytetarët nuk duhet tu besojnë gënjeshtrave të një gënjeshtari. Sot ne po drejtohemi nga një kryetarë që erdhi si gringo djalë i ‘Mjaftit” më pas kaloi në gong me G99, që i shkon aq përshtat tamam një nëntëdhjetëenëntsh dhe pastaj kaloi në bandë pushtuese duke udhëhequr Bashkinë. Bisedoi: Sejrie Baleta

 

parku Protesta-per-parkun-1

 

 

 

protesta-te-liqeni3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here