Meta: E kemi zakon të lëmë konsensusin në minutat e fundit, vlerësoj mesazhin e Mogherinit

0
158

Kryeparlamentari Meta, në një prononcim për mediat, ndërsa foli për arritjen e konsensusit në drejtësi dhe procesin e dekriminalizimit, vuri theksin edhe tek mesazhet e kryediplomates së BE, Federica Mongherini, e cila ishte e pranishme dje në sallën e Kuvendit. Meta e vlerësoi qëndrimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, si impuls pozitiv për bashkëpunimin parlamentar në vend, ndërsa u shpreh se hapi i radhës i reformave duhet të jetë paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. “I ftoj të gjithë, edhe duke patur në konsideratë mesazhet për bashkëpunim që dha Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mongherini në Kuvend, të bashkojmë forcat për të ecur shpejt në të gjitha reformat kryesore, sidomos atë të drejtësisë dhe njëkohësisht për të patur një frymë më konstruktive, më respekt për njëri- tjetrin, por mbi të gjitha për të vënë në plan të parë interesat e qytetarëve shqiptarë” – deklaroi kreu i Kuvendit Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here