Lindita Nikolla turpërohet nga kritikat e Ramës, zbulohet uzurpimi me drejtuesit e universiteteve

0
143

Nuk ka zgjatur shumë ëndrra e Ministres së Arsimit për të uzurpuar universitetet me drejtues të komanduar pas skadimit të mandatit të akademikëve të zgjedhur.

Ndodhur para denoncimit mediatik dhe reagimit të disa akademikëve të universiteteve kryesore publike, Kryeministri Rama ka qenë i detyruar të thërrasë Ministren Nikolla dhe të japë direktivën për hapjen sa më shpejt të procedurave për zgjedhjet në Universitete. Si asnjëherë tjetër Ministria e Arsimit ka dërguar dje me urgjencë pranë çdo institucioni të arsimit të lartë  publik projekt-rregulloren e re të zgjedhjeve për mendim me qëllimin për të mos hasur në protesta nëse do miratonte atë në mënyrë të njëanshme. Siç duket vala e protestave që ka pllakosur vendin ka frikësuar Ministren që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe transparente në vendimmarrjet e saj.

Pas marrjes së mendimeve nga universitetet,  Ministria pritet të miratojë rregulloren e cila më pas parashikon zhvillimin e zgjedhjeve në universitete brenda Muajit Mars 2016. Me këtë zhvillim merr fund edhe ëndrra e disa akademikëve mercenar, të cilët shpresuan se duke u komanduar përkohësisht në poste të larta universitare do të impononin verdiktin e ministrisë për drejtimin e këtyre institucioneve.

Shpresojmë që të tilla skenare të mbeten vetëm në sirtarët e Ministres së Arsimit për të mos e provokuar një tjetër valë proteste të elitave universitare, pas atyre për ligjin për arsimin e lartë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here