Vasili-Beqajt: Më shumë vëmendje për ISSH, ngelët nga dreka në darkë me QSUT

0
152

Dizinfektimi dhe lufta kundër mushkonjave nuk është një mision plotësisht i mundur. Sitauta duhet marrë në kontroll pasi në Shqipëri ka nsekte kryesisht të mushkonja që transmetojnë sëmundje infektive.

Sejrie Baleta

Në komisionin e shëndetësise që u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit u diskutua mbi  shqyrtimi në parim të projektligjit “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës : “Për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme, që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik”. Të pranishëm ishin përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë ku ishte dhe vetë ministri Ilir Beqaj, doktorë dhe specialist të shëndetësisë si dhe deputeti i LSI Petrit Vasili. Në fjalën e tij ministri Beqaj foli për ligjin që po zbatohet deri më tani në shëndetësi në Shqiqëri i cili ka që në vitin 1993 që është miratuar dhe funksionon. “Ky ligj i ri ripërcakton kopetencat dhe ndryshimet për një organizim më të mirë dhe më të përgjithshëm. Synimi i projektligjit të parë është që të mbrojmë populatën nga sëmundjet infektive.Projektligji është i përbërë nga 6 krerë më 39 nene”  tha në fjalën e tij ministri Beqaj. Nga të pranishmit në komision u shtruan disa  pyetje: A ka një sistem ku raportohen sëmundjet infective? Në rastin e një epidemia të mundshme sa jemi të gatshëm që ta përballojmë a kemi fonde të mjaftueshme? Në lidhje me raportimin e sëmundjeve infektive përfaqësues të shëndetësisë u përgjigjën se “nuk po flasim për programe vaklsinimi por për epidemi  të rralla. Nuk kemi lidhje me programin e vaksinimit. Projektligji është për sëmundje pandemike pasi po flasim për sëmundje infective”.Ndërsa për sa i përket rastit të sëmundjeve epidemike të mundshme dhe gadishmërisë së Shqipërisë për ta përballuar ju përgjigj vetë ministri Beqaj. Ai theksoi se: “ Në hartimin e buxhetit afatmesëm dhe vjetorë ne Iireferohemi ecurisë ndër vitë në lidhje se si kanë funksionuar dhe në vitet më parë. Por normalisht që kemi një objekt kontigjence. Shteti ka gjithmonë fonde rezerve shtesë që mund ti përdorim”.

Sëmundjet infektive problematike

Por në komisionin e mbajtur dje u prek dhe çështja e rritjes së rasteve të sëmurë me tuberkuloz. Kalimi i sëmundjes nga nëna të fëmija qe një pikë e nxehtë e debatit. Dhe sëmundje të tjera si Hiv, Sifilizë etj janë ndër hepatitet që duan një kujdes dhe vëmëndje të veçantë pasi janë sëmundje infective. Në lidhje me sëmundjet infektive u fol dhe për kancerin e qafës së mitrës ku duhet të futet dhe vaksinimi në lidhje me këtë sëmundje. Synimi ishte që të vaksinohen të gjitha vajzat që në moshën 12 vjeç. Ishin të gjitha këto pika ku u fol mbi sëmundjet infektive të deritanishme që janë shqetësuese dhe që po rritet gjithnjë e më shumë rasti i tyre. Ndërsa më  tej fjalën e marrin përfaqësues të ministrisë ku floën se situate është e ekzagjeruar në përdorimin e antibiotikëve. Ndërsa në lidhje me situatën që oaraqitet në spitalin infektiv mungesa e godinave është një nga shqtësimet kryesore. Një pjesë të godinës të këtij spitali tashmë e zënë ato që kurohen nga ramatizma dhe alergjia shprehet doctor Ylli. “Spitali infektiv duhet të jëtë vëtëm për infektivin”.

Deputeti Vasili

I pranishëm në komision ishte dhe deputeti i LSI Petrit Vasi ku kritikoi disa pika të projektligjit me të cilat kërkoi dhe rishqyrtimin e tij.Në fjalën e tij ai tha:” Projektiligji duhet të jetë më shumë praktik. Ka momente ku projektligji ka pjesë nenesh të panevojshme. Nga ana tjetër ka dhe nene shumë të gjatë. Ka nevojë për një rishqyrtim dhe për një pastrim të ligjit. Ligji duhet rregulluar përpara se të shqyrtohet nen për nen. Duhet të jetë më i qartë dhe më praktik në lidhje me inspektimet në terren. Ligji në vetvetë duhet të bëhet shumë i qartë. Debatet politike në lidhje me sëmundjet infective kanë ekzistuar gjithmonë. Të gjithë ministrant  dhe kryeministra turren të QSUT-ja. Si nuk dolën disa nga këta politikanë që të shkonin një herë të Instituti i Shëndetit Publik. Cdo gjë funksionon sipas një sistemi piramidal. Pa folur këtu për nevojat e mëdha që ka sistemi shëndetësorë nuk do thotë që një mjek është i pazëvendësueshëm . Secilës gjë duhet me i dhënë meritat që i takon” përfundon Vasili.

Dizinfektimi

Ministria e shëndetësisë vuri në dispozicion 1.6 miliardë lekë për të kryer dezinfektimin për një periudhë 2 vjeçare në zonat lagunore. Lufta kundër mushkonjave nuk është një mision plotësisht i mundur por autoritetet shëndetësore raportuan në komisionin e Shëndetësisë se ka një situatë më të përmirësuar ndaj insekteve kryesisht të mushkonjave që transmetojnë sëmundje infektive. Ministri Beqaj theksoi: “Do të vazhdojmë edhe këtë vit, edhe vitin e ardhshëm që të hyjmë edhe në zonat urbane. Edhe mënyrën e prokurimit po e bëjmë me marrëveshjen kuadër që ta kemi të gatshëm operatorit që sapo të kalojë periudha e lagështisë të mund të veprojë. Ka një shtim të sëmundjeve infektive që sot kërcojnë botën si Ebola dhe në Shqipëri pas 2 dekadave është rikthyer turbekulozit. Pyetja që u shtrohet në këtë rast është: A ka Shqipëria kapacitet spitale, vaksina dhe burime njerëzore për të përballuar epidemi të mundshme? Ministei Beqaj u shpreh: “Nuk do t’i çojmë në QSTU. Ne kemi përcaktuar territore ku shkojmë me njësi mobile ku trajtojmë në mënyrë të hermetizuar ata që janë të prekur nga kjo sëmundje”. Deputeti i LSI solli një tjetër qasje në këtë problematike, përqendrimin e investimeve në institutin e shëndetit publik që përbehet nga profesionit të shëndeti. Deputeti Vasili tha: “Politika po të shkonte të vriste mendjen më shumë për Institutin e Shëndetit Publik dhe të mos merrej nga dreka në darkë me QSU do kuptonim se po bëjmë një shëndetësi solide dhe që ecën përpara”. Projektligji për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve e sëmundjeve infektive u miratua me votat e mazhorancës pas bojkoti të opozitës prej me shumë se 1 jave.

Projektligji i dytë

Projektligji i dytë që u diskutua ishte ai që kishte të bënte me “Për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme, që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik”. Në fjalën e tij zëvëndësministri i shëndetësisë u shpreh:”Në të gjithë botën ka raste falsifikohen produktet mjekësore, Nuk mund të then se në vendin tonë nuk ndosh kjo gjë. Para 6-7 muaj u fol për falsifikom të këtyre produkteve. Për ta parandaluar këtë situatë ne në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit kamimi marrë dhe nisma. Kuadri ligjorë ekzistues është I pamjaftueshëm për këto vepra. Ne kemi përdorur kuadrin ligjorë ekzistues dhe kemi pasur padyshim hetime nga viti në vit. Tani jemi para një sfide të re”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here