Përmirësohet gjendja e liderit të opozitës ruse pas helmimit. Ja çfarë thonë mjekët gjermanë

0
101

Një javë nga helmimi në Rusi, lideri i opozitës Alexei Navalny po përmirësohet edhe pse vijon të qëndrojë në koma.

Mjekët gjermanë kanë bërë me dije se Navalny është në një gjendje të qëndrueshme dhe e ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

Më tej ata shpjegojnë se simptomat përmirësuese janë optimiste por lideri rus mbetet ende në koma.

Javën e kaluar Alexei Navalny u shtrua në një spital në Siberi të Rusisë pasi u helmua me lëndë të rrezikshme. Opozita ruse akuzon Kremlinin dhe personalisht Putinin për këtë helmim teksa u desh dërgimi në Gjermani për të zbuluar se vërtet Navalny ishte helmuar.

Doktorët rusë hodhën poshtë fillimishte këtë tezë, por dolën zbuluar nga spitali Charite në Berlin.
Perëndimi ka reaguar duke i vendosur kusht Rusisë të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë përgjegjësit prapa hekurave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here