Procedurat Tatimore, Kushtetuesja pezullon ligjin për gjobat ndaj biznesit

0
177

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit për procedurat tatimore, që parashikonte deri në 10-fishim të gjobave për bizneset që kapeshin me shkelje.

Ky vendim i Kushtetueses do të thotë se ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore që hynë në fuqi në 12 nëntor të këtij viti,  janë të pazbatueshme dhe gjobat që sanksionon nuk mund të aplikohen deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas ankimit të bërë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, të cilët kërkuan  shfuqizimin e 11 neneve në ligjin e procedurave tatimore, pasi sipas tyre ishin të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Disa nga 11 nenet që u kundërshtuan nga bizneset edhe me protesta, por që aktualisht janë të pezulluara janë ato që sanksionojnë gjobë deri në 10 milion lekë për tregtuesit e shumicës që tregtojnë mallin pa dokument tatimor, 500 mijë lekë gjobë për bizneset e vogla që nuk lëshojnë kupon, 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës dhe 10-fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here