Meta ripërsërit nevojën për konsensus, kundërshton Ramën për forcën e kartonëve

0
226

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi nga forcat politike të mblidhen për hartimin e një axhende për miratimin sa më të shpejtë të reformës në Drejtësi.

Ai i konsideroi rekomandimet e Komisionit të Venecias “Udhërrëfyes i pakontestueshëm”, duke falenderuar punën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Shtrohet çështja e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus”, tha Meta.Ai kërkoi një zgjidhje substanciale dhe jo si çështje votash dhe u bëri thirrje palëve të përafrojnë qëndrimet.

Të bashkëpunojmë dhe të konsultohemi edhe me ekspertët ndërkombëtarë për ato çështe për të cilat ka qëndrime të ndryshme të palëve, tha Meta, duke qëndruar në një linjë të ndryshme me atë të Kryeministrit Rama.Një ditë më parë, Rama i kërkoi opozitës të bjerë dakord me draftin, ndryshe do të kalohej me votim duke përdorur numrin e kartonëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here