PD letër Kuvendit: Aktet nënligjore të Ligjit për Dekriminalizimin të miratohen nesër

0
147

 

Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për të vënë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që aktet nënligjore që mundësojnë vënien menjëherë në veprim të Ligjit për Dekriminalizimin të miratohen të enjten, me 25 shkurt. Edhe pse sekretari amerikan i Shtetit e cilësoi Dekriminalizimin si histori suksesi dhe si model që duhet ndjekur, Edi Rama vazhdon të ndajë pushtetin me Ndokën, Bushin, Roshin, e së fundmi i hapi rrugën rikthimit në parlament Armando Prengës, i cili me dorën e tij, me armë pa leje, përgjaku qytetarët brenda komisariatit të policisë. Në kushtet kur Edi Rama po dëshmon çdo ditë mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizimit dhe përkrahje të hapur për të inkriminuarit e tij në parti dhe në poste publike, Partia Demokratike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimin këtë të enjte të vendimit që vë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here