Kopliku: Jam për respektim statuti, kandidatët për deputetët duhet të shqyrtohen nga Kryesia

0
142

 

Deputeti i Shkodrës Namik Kopliku nuk heziton të theksojë se nuk është pjesë e grupit të Ben Blushit, pavarësisht se firmosi krah tij në letrën drejtuar Komisionit të Garancive Statuore. Në këtë shkresë ai dhe 11 personalitete të Partisë Socialiste kërkonin respektimin e statutit dhe zgjedhjet për kryetarin. Por kjo sqaron Kopliku nuk e bën atë palë me deputetin rebel. “Së pari kur kam vënë unë firmën nuk ka qenë firma e Blushit, por edhe po të ishte firma e Blushit përsëri do ta veja firmën. Mbase ka pak njerëz që kanë aq respekt për vetën që të mos rreshtohen pas njërit apo pas tjetrit dhe unë jam një nga ato. Unë nuk jam në grupin e Blushit ose në grupin e Ramës, unë jam në Partinë Socialiste ditën kur më pëlqen programi dhe rregullat e kësaj partie, ditën që drejtuesit e kësaj partie kanë besim, i duket që i përfaqësoj jam bashkë me ta por në momentin që kjo marrëdhënie është prishur unë kam jetën time edhe profesionale shpresoj pa dëmtuar partinë unë bëj mënjanë”, u shpreh Kopliku për Report TV. Namik Kopliku shprehet se nuk i trembet ndonjë penalizimi, madje as moskandidimit në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2017-ës. “Askush nuk ka lindur deputet dhe nuk është kandidati me e mbyll jetën e tij deputet. Asnjë nga deputetet aktualë nuk është që ka një kontratë nga partia që do jetë përsëri dhe do të ishte mirë që kur bëhen përsëri kandidaturat për votimet që do vijnë të merren në shqyrtim nga kryesia e partisë siç e parashikon dhe statuti”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here