Vezë e domate kundër godinës së Bashkisë së Tiranës

0
219

Vezë, portokaj, domate por edhe perime të tjera janë hedhur mbi godinën e Bashkisë së Tiranës, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, e cila kundërshton disa nga vendimet e Kryebashkiakut Erjon Veliaj që kanë të bëjnë nga rritja e çmimit të biletave të transportit publik deri tek ndërtimi i një këndi lojrash në Parkun e Liqenit të Tiranës.

Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, ndërsa protestuesit i janë drejtuar vendit ku Kryebashkiaku Veliaj ka vendosur të ndërtojë këndin e lojrave në Parkun e Liqenit.

Deputeti demokrat Gerti Bogdani deklaroi se jemi këtu për të protestuar kundër këtij kryebashkiaku që me mashtrim po rëndon qytetarët e Tiranës, duke shumëfishuar çmimet, pa paralajmërim dhe në shkelje flagrante të ligjit, që sot duhet të paguajnë dhe janarin, edhe shkurtin, sepse kështu i teket kryebashkiakut.

“Dhe çfarë bën? Direkt u kërkon dy muaj taksa ndërkohë që vendimin e ka nxjerrë në mes të shkurtit, duke u rënduar jetesën.

Nga ana tjetër, mbron interesat e biznesmenevë në kurriz të qytetarëve të Tiranës. E e njejta gjë ndodh edhe me biletën e autobuzit. E mbajmë mend të gjithë se tha “sa të jem unë, nuk do të ketë rritje të çmimit të autobuzit” dhe pastaj, pas një jave e rriti çmimin për të favorizuar 2-3 biznesmenë.

Ja tek po betonizon Galerinë e Arteve, Parkun e Tiranës dhe po mundohet “të kafshojë” edhe Parkun Rinia. i pari kryetar bashkie që po guxon të kafshojë “Parkun Rinia”, se as Edi Rama nuk ka guxuar të ndërhyjë në të.

Parku i fëmijëve është vijë demarkacioni për t’i hapur rrugën ndërtimit të pallateve, sepse ai ka plan për ndërtim pallatesh. Ne nuk do ta lejojmë të bëjë punime, sepse ky është hapi i parë. Nëse ne tolerojmë betonizimin e parkut, do t’i hapim rrugën betonizimit dhe para kemi një njeri që është vetëm në krah të biznesmenëve të betonit, të autobuzëve. Do të përballet me ne, ditë pas dite, do t’i themi jo betonizimit të parkut të liqenit”, tha Bogdani.

Por gjatë protestës nuk kanë munguar edhe protestues që kanë marrë fjalën dhe kanë akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha. Një i moshuar teksa pritej që të fliste kundër Veliajt, ka preferuar të flasë kundër Berishës, duke sjellë reagimin e qytetarëve, të cilët e kanë vërshëllyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here