Debati me dyer të mbyllura në PD, Berisha i ‘përvishet’ Dumës dhe Salianjit: Votimi i djeshëm, thikë pas shpine. Nuk u vodhëm, u shitën!

0
2199

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar një qëndrim pa ekuivok, të prerë, duke nxjerrë zbuluar papjekurinë dhe mënyrën idiote se si deputetë të caktuar te PD, përpiqeshin të shmangnin përgjegjësitë. Rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi i PD-së, shkaktoi reagime të papara në mbrëmjen së shtunës.

Dy ‘pionerë’  te kryetarit, si Grida Duma dhe Ervin Salianji, u përpoqen të bindnin se komisioni i numërimit të votave kishte kryer manipulime.

Ende pa u mbushur 24 orë nga votimi që revoltoi shumë demokratë, Lulzim Basha nisi mbledhjen e grupit dhe ende nuk po flitej asgjë për votat e shitura. Por ishte lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili mori fjalën dhe kaloi direkt në temën e duhur, i konsideroi si akt tradhëtie votat për Gramoz Ruçin. “Është e pafalshme. Kjo çështje duhet analizuar. Duhet të vendosim rregulla, unë dola me kokën ulur nga parlamenti. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim për atë që bëri. Ata që e bënë duhen dënuar. Se është populli që na gjykon, nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve” mësohet të ketë thënë Berisha.

Në mbledhjen e kryesisë, mesohet ka mësuar se ka pasur një debat mes Berishës dhe sekretari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianjit.

Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi eshte grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabimin s’e pranoj. Une kam bindjen qe aty është tradhëti. Nuk ngushelloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit, nuk del vetë. Keta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po ketu s’jam dakort. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo që themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë,”, i është drejtuar Berisha Salianjit.

 

“Zemërimit” të Berishës për rrjedhjen e votave nuk i ka shpëtuar as deputetja Grida Duma, të cilën ish-kryeministri e ka kritikuar për qëndrimin e mbajtur pas mbylljes së seancës pa konsultim me grupin parlamentar. Ai ka kritikuar ashpër si Dumën ashtu edhe Salianjin.

 

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, Neës thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.

 

Kur ndodh rrjedhje në grupin parlamentar, duhet menjëherë të marrë përgjegjësinë kryetari i partisë ose kryetari i grupit parlamentar. Kur një deputet ngre pretendime se votimi është manipuluar, atëherë duhet që të vërtetojë manipulimin me ngritjen e një komisioni hetimor dhe jo të vazhdojë mbledhjen e grupit të nesërmen sikur asgjë nuk ka ndodhur.  Është plotësisht e mundshme që dy apo më shumë deputetë demokratë të tradhëtojnë, të joshen, të hakëmerren ose të shantazhohen. Por është e pafalshme që të hiqesh sikur kjo gjë nuk ka ndodhur dhe çdo gjë shkon vaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here