Përplaset me automjetin në aksin Peqin-Rrogozhinë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës

0
203

 

Një 39-vjeçar, banues në Peqin ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik.

Islam Vrapi po udhëtonte me motorçikletë në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë kur është përplasur me një mjet tip “Fiat” me targa Tr 6271 N, i cili drejtohej nga 31-vjeçari L.K me banim në Tiranë.

Aksidenti ka rezultuar fatal për Islam Vrapin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendngjarje  kanë mbërritur efektivat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, ku po punohet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here