“HEC-i Katund i Ri”, banorët të shqetësuar për dëmshpërblimet, kërkojnë garanci

0
179

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur takimet konsultative me banorët e Dibrës  për ndërtimin e HEC Katund i Ri. Banorët kanë kërkuar që Qeveria ti kompensojë me vlerën e tregut, duke vënë në pikpyetje edhe përfitimet nga ky projekt. Zv/Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, tha se projekti i përzgjedhur pritet të sjellë më shumë përfitime, ndërsa ka premtuar kompensim të plotë për çdo dëm.

Banorët e njësisë Luzni të Dibrës, të  cilët preken nga ndërtimi i Hidrocentralit të Katundit të Ri, kanë kërkuar nga Qeveria garanci për  pagesën e dëmeve që do të pësojnë nga ky projekt.

Gjatë një takimi konsultativ me zv/Ministrin e Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja në lidhje me këtë projekt banorët ngritën një sërë pikpyetjesh.

Banori: Kush do ta bëjë shpronësimin, kush do ta regjistrojë, kush do të hyjë garant për këtë popull që shpërgulet? Qeveria duhet të sqarojë një për një banorët dhe të lidhë kontratë individuale dhe kolektive.

Banori: Asnjë të mos mendojë për përfitime kur bëhet një vepër kaq e madhe. Po të bëhet aq e madhe jam i bindur që ajo sjell përfitime për të gjithë këta por puna është se nuk vinë në drejtim të tyre. Ato vinë në drejtim të konçesionarit, të njerëzve të cilët e kanë menaxhuar.

Zv/Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja,  premtoi kompesim në bazë të çmimit të tregut për të gjitha tokat që do të përmbyten, ndërsa përmendi një sërë përfitimesh që priten nga ky investim prej 100 milion eurosh.

Ilir Bejtja: I vetmi segment që na ka rezultuar i mundshëm për tu bërë me pak dëme por me përfitime për zonën si në punësim ashtu edhe nga pikëpamja e balancimit të energjisë, pra furnizimit me cilësinë e duhur  të energjisë elektrike është Katundi i Ri.

Takimi i rradhës në konsultat me komunitetin do të organizohet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me konsulencën e BERZH-it .

Opozita ka ngritur një sërë akuzash në lidhje me ndërtimin e këtij Hidrocentrali.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here