Turqi/ Qyteti mbërthehet nga paniku, hidhet në erë mjeti i ushtrisë, humbin jetën pesë persona

0
223

Turqia tronditet sërish nga shpërthimet. Një mjet i ushtrisë është hedhur në erë në kryeqytetin turk, Ankara.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa mjeti ndodhej pranë një baze ushtarake, 200 metra larg Parlamentit të Turqisë.

Guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar, thotë se nga shpërthimi 5 persona kanë humbur jetë dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Paraprakisht nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, por dyshohet për vendosjen e një bombe.

Qyteti është mbërthyer nga paniku, njerëzit kanë boshatisur rrugët dhe metrotë.

Forca të shumta policie dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here