Operacioni i koduar “Kalimi i fundit”, ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

0
168

Finalizohet me sukses  ku  janë sekuestruar rreth 226 bidonë me lëng të dyshuar si ujë për bateri me peshë rreth 5650kg dhe ndaluar 6 doganierë. Gjithashtu janë  shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimet janë bërë sot, pas një hetimi proaktiv nga ana e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policës Kukës,  së  bashku me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në pranga kanë rënë

1-Ndriçim Ademaj, 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2- Binak Halilaj, 54 vjeç, banues në Kukës, me detyrë përgjegjës ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

3- Afrim Jonuzi, 39 vjeç banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,.

4-Resmi Fejzo, 62 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i  dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

5-Elson Basha, 37 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

6- Kasem Maksuti,  51 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi

duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N. F., i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidonë të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5 650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës Morinë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen  e shtetasve

1-D.E,  29 vjeç, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2-N.F, 28 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës”.

3-S.B,  56 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

4- G.Sh,  28 vjeç,  banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here