Modelja seksi mbipeshë në kopertinën e “SPORTS ILLUSTRATED”

0
202

Për shumë modele, dalja në kopetinën e revistës “Sports Illustrated” konsiderohet si trampolinë drejt një karriere të suksesshme. Por në rastin e Ashley Graham, është një tronditje për vetë industrinë e modës, pasi ajo është modelja e parë mbipeshë e cila shfaqet në kopertinën e revistës për rrobat e banjës. Ajo është një ndër 3 modelet e përzgjedhura për numrin special të 2016 – ës. Graham, teksa e bëri të ditur këtë lajm në profilin e saj në Instagram, iu drejtua me një mesazh të gjitha atyre femrave që janë mbipeshë duke shkruar: “Kjo kopertinë është për çdo femër që është ndjerë e shëmtuar për shkak të përmasave të saj trupore. Mund të bëni dhe të arrini çdo gjë që dëshironi”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here