Papa Françesku mban meshë në Meksikë: Luftoni drogën dhe korrupsionin

0
482

Dhjetëra e mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qendror të qytetit të Meksikos, për meshën e Papa Françeskut.

Papa argjentinas vazhdon të mbledhë turma të mëdha njerëzish në udhëtimet e tij. Rreth 5 mijë persona ishin brenda bazilikës së Guadalupes, në qytetin e Meksikos, e cila tërheq miliona pelegrinë nga e gjithë Amerika Latine, ndërkohë që rreth 5 herë më shumë qëndronin jashtë saj, nën diellin e nxehtë.

Papa, gjatë meshës së tij dha mesazhe gjithëpërfshirjeje, ndërkohë që në një moment humbi ekuilibrin dhe ra mbi karrige, çfarë bëri që turma të mbante frymën pezull. Por, u duk se kjo nuk ishte shumë serioze.

Pasi u lut për rreth 20 minuta, Ati i Shenjtë 79-vjeçar, i cili vuan nga nervi shiatik në njërën këmbë, u ngrit dhe doli jashtë. Meksika është kisha e dytë romano-katolike më e madhe në botë dhe Papa Françesku do të vizitojë disa nga vatrat më të varfëra të saj, përfshirë edhe qytetin e famshëm për krimin, Ciudad Juarez.

Para ceremonive publike të së shtunës, Papa Françesku u takua me peshkopët meksikanë dhe u tha atyre se, duhej bërë më shumë në luftën kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit, fenomene këto që ai i krahasoi me një kancer që po gllabëron vendin. Ai i kërkoi gjithashtu kishës meksikane të forcojë lidhjet e saj me Peshkopatën amerikane. Papa u takua edhe me Presidentin Enrique Pena Nieto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here