Moti i keq ka shkaktuar edhe aksidente në disa akse të vendit. Mësohet se një automjet që drejtohej nga një shtetas maqedonas përfundoi në mes të ujrave të lumit Shkumbin . Aksidenti ka ndodhur në rrugën Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Bushtricë dhe sipas policisë shoferi quhet Pero Jordnov. Makina doli nga rruga dhe përfundoi 100 metra poshtë në ujrat e Shkumbinit për fat Jordanov shpëtoi pa u dëmtuar. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti rrugor.