Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pas publikimit të investigimit për ushtrim prostitucioni në disa qendra masazhesh në kryeqytet.
Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fiks Fare”, për disa qendra masazhesh, në Tiranë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, në vijim të procedimit penal të regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, si dhe pas publikimit të pamjeve filmike, bënë ndalimin e shtetases E. O., 30 vjeçe (administratore e një qendre masazhesh), si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve).
– Më datë 10.01.2023, janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;
– Më datë 27.03.2023, janë arrestuar 6 shtetas (administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse), në një qendër masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;
– Më datë 19.07.2023, është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera. (Në vijim të veprimeve procedurale për këtë qendër masazhesh, u bë ndalimi i shtetases E. O. dhe shpallja në kërkim e shtetasit O. Rr.).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.