Vrasja në Bathore, mbyllen hetimet për autorin e dyshuar Gazmir Daci

0
183

Gazmir-DaciMësohet se Daci e ka pranuar autorësinë. Shkak u vrasjes është bërë prishja e pazareve në trafikun e klandestinëve nga Franca drejt anglisë. Daci dhe Kolaveri ishin përfshirë në këtë trafik

Alma Çuka

Prokuroria e Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Gazmir Daci, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “fallsifikim dokumentash” dhe “kanosje”. Ky shtetas akuzohet se, në dt. 04.11.2015, në Kamëz, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri, si edhe ka kanosur për vrasje vëllain e viktimës, Saimir Kolaveri.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për shtetasin Xhelal Daci, i ati i të pandehurit kryesor. dhe për shtetasi Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre. Vrasësi i njërit nga dy vëllezërit nga Bathorja u arrestua në gjumë, teksa ndodhej në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit Robert dhe Valter Kolaveri u qëlluan me pistoletë më 4 nëntor të këtij viti nga Elson Daci, teksa ndodheshin në një lokal. Pak orë pas ngjarjes, 28-vjeçari Valter Kolaveri vdiq në spital, ndërsa i vëllai, 31-vjeçari Robert Kolaveri mbeti i plagosur. Asokohe policia nisi hetimet për larje hesapesh, pas prishjes së pazareve të trafikut njerëzor në Francë. Edhe vetë i arrestuari e pranoi këtë pistë, duke u thënë oficerëve të policisë se kishte pasur një sherr në Francë me dy vëllezërit Kolaveri. Sipas Dacit, vëllezërit nga Babrruja e kishin rrahur për shkak se ai po u merrte klientët, për t’i transportuar nga Franca në Britaninë e Madhe. Pas vrasjes së nëntorit në Babrru, policia prangosi të atin e Dacit dhe një person tjetër, që e kishin ndihmuar të arratisej. Trafiku njerëzor nga Franca në Britani të Madhe është një biznes tepër fitimprurës për organizatat kriminale shqiptare, të cilat së fundmi ofrojnë edhe “shërbim luksi”, pasi marrin nga 10 mijë paund për klandestin, duke i transportuar me jahte dhe avionë të lehtë. Daci është dërguar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po i merret dëshmia në lidhje me vrasjen. Por tjetër aspekt i marrjes në pyetje ishte edhe hetimi për rrjete të organizuara kriminale që dërgojnë në rrugë ilegale shqiptarët drejt Anglisë, duke përdorur më parë Francën si vend transit.

 

Arrestimi dhe dëshmia

 

Elson Daci, 27-vjeçari nga Kukësi, me banim në Bathore, u prangos natën e 22 dhjetorit, në dhomën e hotelit, pas një operacioni të miroganizuar nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, mbështetur edhe nga efektivët e RENEA-s. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, është arrestuar 27-vjeçari Elson (Gazmir Daci), i cili ishte shpallur në kërkim pasi më 4 nëntor qëlloi me armë ndaj Robert Kolaverit, 31 vjeç dhe Valter Kolaverit, 28 vjeç, duke i lënë të vrarë. Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital, pak ditë më vonë. Sipas policisë, shtetasi Elson Daci, i cili e kishte ndërruar emrin në Gazmir, u kap, në një prej dhomave të një hoteli në autostradë. Nga kontrolli policor, atij i është gjetur edhe një pistoletë tip TT, me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer vrasjen. Gjatë momenteve kur policia mësyu në hotel, i arrestuari nuk ka shfaqur shenja rezistence. Ai ka pranuar krimin në polici dhe gjithashtu mësohet se rrëfeu zanafillën e konfliktit me vëllezërit Kolaveri. Të tre jetonin prej kohësh në Francë dhe aktiviteti i tyre ishte transportimi ilegal i klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Sipas rrëfimit të 27-vjeçarit të dyshuar për vrasje, dy vëllezërit Kolaveri, e kishin rrahur në bodrumin e një banese. Shkak për sherrin ishte bërë prishja e pazareve për transportimin e klandestinëve nga Franca në Britaninë e Madhe dhe se Daci po u merrte klientët vëllezërve. Më 4 nëntor, vëllezërit Kolaveri janë takuar rastësisht me Elson Dacin, në një lokal në Babrru. Në kohën kur ndodheshin në lokal, Daci mësohet se u kishte kërkuar sqarime, lidhur me sherrin në Francë dhe pas debateve të shumta apo përplasjeve fizike, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke i plagosur Valter Kolaverin dhe Robert Kolaveri. Valter Kolaveri ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here