“Modernizohet” policia/ Tahiri: Modernizojmë policinë për të qenë një hap para krimit

0
142

download (1)“Bota e krimit më e modernizuar se policia”. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dje gjatë prezantimit të motorrëve të rinj që do t’u vihen në dispozicion patrullave të policisë në qendrat urbane. “Pretendojmë me plotë të drejtë, që ky hap modernizues i Policisë së Shtetit, do të shtojë kapacitetin reagues të policisë ndaj çdo paligjshmërie dhe vepre penale. Kuptohet që sfida për ta bërë këtë vend më të sigurtë nuk është sfida e një dite, një muaji dhe as e një viti. Është sfidë që do të bashkojë energjitë më të mira, kapacitetet më të mira, mundësitë për të përmirësuar infrastrukturën dhe teknologjinë, duke bërë bashkë Policinë e Shtetit me çdo qytetar që me të drejtë pretendon se ky vend të bëhet më i sigurtë”, tha ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri .Por ministri e di shumë mirë se bota e krimit është më e sofistikuar dhe financiarisht shumë herë më e pasur se shteti. Për këtë qëllim Tahiri tha: “Ne e dimë shumë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që shpesh herë është shumë hapa para ndaj shtetit dhe Policisë. Ajo është detyra jonë që të bëjmë çfarë është e mundur që nëpërmjet modernizimit të Policisë të jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë efektive duke mos lejuar që krimi të jetë para nesh”. Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm në prani edhe të Kryeministrit, prezantoi projektin e paisjes së policisë me kamera të trupit. “Përveç kamerave të trupit, Policia e Tiranës dhe disa qendrave urbane pasurohet edhe me këtë njësi operacionale të lëvizshme, duke rikrijuar një model tejet pozitiv për Policinë e Shtetit dhe mbi të gjitha për marrëdhënien që duhet të ketë policia me qytetarët, në patrullimin urban dhe reagimin ndaj shqetësimeve të qytetarëve”, tha Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here