Ministria e Kulturës: Zhvarrosja e eshtrave të Ibrahim Kodrës, plotësimi i amanetit të fundit

0
198

kodraMinistria e Kulturës thotë se zhvarrimi i eshtrave Ibrahim Kodra për tu vendosur në Memorialin në Kodrat e Liqenit është plotësimi i vullnetit të fundit të piktorit të madh.

Përmes një njoftimi për shtyp ministria e Kulturës thotë se vendosja e eshtrave në Ishëm të Durrësit ishte pasojë e një moskoordinimi. Ndërkohë banorë të Ishmit kundërshtojnë këtë vendim.

“Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit,  Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit  Frashëri.

Eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.

Sqarojmë se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e z. Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull “Nder i Kombit”, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit” informon ministria e Kulturës përmes një njoftimi për shtyp.

Sipas ministrisë, vënia në vend e amanetit të Mjeshtrit kryhet me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta.

“Në koordinim me Bashkitë Tiranë dhe Durrës janë marrë të gjitha masat për të realizuar ceremoninë e nderit, që do të mbahet në Kodrat e Liqenit Artificial, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit”

Memoriali i vendosur në Ishëm ne varrezën aktuale te Maestro Kodrës do të qëndrojë në Ishëm dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet:

ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE.

Gjithashtu vënia e kësaj pllake perkujtimore do të shoqërohet me një ceremoni zyrtare nderimi.

“Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit  Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore , është e mendimit se memoriali i tij i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si  Faik Konica, Vëllezërit Frashëri  nderon  figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullnet”

Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, në datën 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency