Basha: Drafti i dakorësuar nga palët për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë nga ekspertët amerikanë

0
195

 

bashsKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur se drafti i dakortësuar nga palët për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë nga ekspertët amerikanë dhe sipas rekomandimeve të Venecias.

Në një dalje për mediat, një ditë pas debatit të zhvilluar në Kuvend kreu i demokratëve thotë se Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta. Ai ka kërkuar që Rama të sjellë sa më parë draftin në Kuvend.

I pyetur nga gazetarët, Basha tha se drafti për Byronë nuk ka pse të jetë pjesë e reformës në drejtësi, pasi tashmë është i dakordësuar dhe nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

“Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, dhe gjithçka tjetër është një farsë. Është absurde të presim më tej, kur jemi rakorduar për këtë dhe kjo nuk kërkon as ndryshim në Kushtetutë, po mund të implementohet sipas sugjerimeve të ekspertëve amerikane dhe të Venecias. Shpreh dhe një herë gatishmërinë për të votuar në Kuvend këtë version përfundimtar të draftit  të rakorduar me sugjerimet e Venecias dhe për t’i hapur rrugë themelimit të Byrosë dhe nisjes pa vonesë të hetimit të korrupsionit”, tha Basha.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, i kërkoi PD-së të sillte draftin në Parlament, por Basha është kundër kësaj, pasi sipas tij, opozita nuk ka vota që ta kalojë këtë nismë.

“Lojë fjalësh, të gjithë e dini që nuk kemi vota ta kalojmë këtë nismë në parlamentin aktual. As qeveria Rama sot, e as e imja nesër nuk duhet të kenë gisht në Byronë Kombëtare të Hetimit, po tua delegojmë autoriteteve që Kushtetuta i ka besuar hetimin dhe në këtë rast një grupi me trajnim të posaçëm”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency